Aktualitet

Era dëmtoi parashutën, humb jetën tragjikisht parashutisti shqiptar






               Publikuar në : 08:50 - 08/09/19 |
mapo.al

Një person humbi jetën dje në Prizren të Kosovës, pas një incidenti me parashutë. Artan Venhari, instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës, ra nga parashuta, ndërsa shoqërohej edhe një tjetër person.


Sipas policisë, 45-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa personi tjetër është plagosur dhe ndodhet në spital. Sipas prokurorit të këtij rasti, parashuta e tyre dyshohet se ka pësuar dëmtime si shkak i erërave të forta.

Venhari nuk ishte një personazh i panjohur në Kosovë, për shkak të pasionit të tij dhe sportit që ushtronte.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi në nder të 45-vjeçarit.

“Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell.
Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!”, shkruan Haradinaj.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas