Pemë të shkulura, tabela të rënda, degë të thyera, tavolina lokalesh të thyera e përmbysura, kazanë mbeturinash të rrëzuar në rrugë është panorama nga Vlora sot, e cila është përfshirë nga një stuhi me erë të fortë.
Mësohet se një sërë problemesh janë shkaktuar nga era, teksa punonjësit lokalë po punojnë për rikuperimin e dëmeve.
Fatmirësisht nga era e fortë nuk ka pasur persona të lënduar, teksa qytetarët janë përpjekur të evitojnë daljet në rrugë.