Era e ‘Iliberalizmit’ që po fryn këtej pari

Nga Florian Çullhaj, PhD

Njëzet vite më parë, Fareed Zakaria shkroi një ese në revistën Foreign Affairs të titulluar “Ngritja e Demokracisë Illiberale”. Sipas tij, Demokracia po përparon, por jo në llojin e saj më mirë. Atë botë ai shkruante, “nga Peruja tek Autoritet Palestineze, nga Sierra Leone në Sllovaki, nga Pakistani në Filipine, shohim ngritjen e një fenomeni shqetësues në jetën ndërkombëtare – demokracinë iliberale”. Ideja e tij ishte marrja në mbrojte e individit jo vetëm kundër abuzimeve të një tirani, por edhe kundër abuzimeve të shumicave demokratike. Zakaria ka bërë një parashikim rrëqethës sa i përket këtij fenomeni në rritje, për tjetërsimin e natyrës së demokracisë prej së brendshmi. Sipas tij, në vendet postkomuniste, demokracia elektorale si mjet për zgjedhjen e qeverisjes nuk është e thënë që domosdoshmërisht duhet të bashkëjetojë paqësisht me liberalizmin, për aq kohë sa ky i fundit vendos kufij kushtetues dhe institucional mbi demokracinë.



Problemi që shfaqet sot me qeveritë Iliberale që kanë ardhur në pushtet në mënyrë legjitime në disa vende të botës, por sidomos në vendet postkomuniste (vendet e Vishegradit) ku kushtetutshmëria dhe institucionet funksionale u stabilizuan dhe u certifikuan nga Brukseli. Por, mesa kuptohet ky ka qenë thjesht një moment demokracie jo një ethos i rrënjosur në këto shoqëri. Për konkretizim, sipas Freedom House në vitin 2018, kombet në tranzicion regjistrojnë rënien më të madhe në historinë 23-vjeçare të këtij projekti: 19 nga 29 vende kanë rënë në vlerësimet e tyre të përgjithshme të demokracisë. Për të dytin vit radhazi, ka më shumë regjime autoritare të konsoliduara sesa demokraci të konsoliduara.

Sot, Viktor Orban, e cilëson demokracinë liberale si njërin prej opsioneve qeverisëse ndërmjet të tjerëve, duke shtuar se sipas tij ky sistem është i paaftë të përmbushë qëllimet e qeverisjes si mbrojtës dhe garantues i interesave të kombit. Për pasojë, Orban është pro ‘demoracisë Iliberale’ nën shëmbëlltyrën e vendeve si Turqia apo Kina. Fitorja e Trump ishte një konfirmim i qasjes e Orbanit. Sipas Nate Schenkkan, “Illiberalizmi” nuk është një fjalë përçmuese për “politikat me të cilat nuk pajtohemi”. Është një qëndrim ideologjik që hedh poshtë nevojën për institucione të pavarura si kontrolle mbi qeverinë. Por, duhet thënë se tjetër kah ka trajektorja në vendet me demokraci të konsoliduar dhe tjetër kah në vendet me demokraci të brishtë.

Përkatësisht, sipas teoricienëve të Harvardit Stiven Levitski dhe Daniel Ziblat, në librin e tyre Si vdesin Demokracitë?, shumë vëzhgues në SHBA gjejnë ngushëllim te Kushtetuta amerikane, e cila ishte projektuar pikërisht për të penguar dhe frenuar demagogë si Trump. Dy janë norma themelore që e kanë ruajtur sistemin e kontroll-balancës në SHBA, deri në atë pikë që sot merren si të mirëqena: toleranca reciproke ose të kuptuarit që partitë konkurruese e pranojnë njëra-tjetrën si rivalë legjitim dhe vetëpërmbajtja, apo ideja që politikanët duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje në vendosjen e prerogativave të tyre institucionale. (theksimet e mia). Përmbledhtas, autorët theksojnë se Donald Trump nuk parashikon rrënimin e demokracisë amerikane, ajo çka mbetet më shqetësuese është trashëgimia politike që ai do të lërë pas.

Ndërsa, sa i përket vendeve me demokraci të brishtë si ato postkomuniste, sfida në përballjen e fenomenit të iliberalizmit shfaqet edhe më e vështirë. Skizma që po ndodh në këto vende, ndërmjet demokracisë dhe liberalizmit, tregon se sa e vështirë është të ndërtosh një ethos liberal. Për Darhebdorfin, pas ‘revolucionit’ të 1989-s, që të ndërtohet një shoqëri civile me ethos liberal do të duhet puna e gjashtëdhjetë viteve dhe me sa kuptohet ky konstatim është më se i saktë. Ndryshe nga SHBA, në Europë po ndodh një përplasje kulturash mes shteteve liberale dhe iliberale. Shtetet iliberale shkaktojnë një efekt zinxhir jo vetëm mbi politikën e tyre të brendshme, duke i kthyer institucionet në disfunksionale por ky disfunksionalitet institucional pasqyrohet edhe në nivel europian, duke vënë në vështirësi mirëfunksionimin e sistemit. Për pasojë, prej Brukselit kërkohet një reagim i menjëhershëm, për kufizimin sa më të shpejtë të këtij fenomeni si në nivel empirik po ashtu dhe në atë abstrakt, si garantues i vlerave të demokracisë liberale.

Si përfundim, ajo çka përbën një kusht themelor është që asnjëherë dhe në asnjë rast nuk duhet të pajtohemi me këtë lloj qasje siç po ndodh rëndom edhe në vendin tonë, ku individë të caktuar shprehen, pa kurrfarë reflektimi kritik, mbështetës të ‘populizmit iliberal’ si një fenomen normal. Ky qëndrim është fatal! Kur vlerat liberale zbehen, pikërisht aty duhet të jemi më vigjilentë, sepse është bash momenti më akut ku shfaqen autoritarizmat, të cilat nuk duhen rehatuar assesi, përkundrazi, duhen mbajtur në tension të vazhdueshëm. Tashmë, Demoracia Liberale është horizonti i së ardhmes dhe duhet mbrojtur me vendosmëri.

Pedagog, UET


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252