Kronika

Era e keqe ‘pushtoi’ pallatin – Fqinjët gjejnë të pajetë mësuesen në Sarandë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 06/09/20 |
mapo.al

Jetonte e vetme, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa nuk kishin fëmijë. Mësuesja në pension me origjinë nga Gjirokastra Lida Dako është gjetur e pajetë ditën e sotme në shtëpinë e saj në Sarandë.






72-vjeçarja, dyshohet se kishte rreth një javë që kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur të dekompozohej.


Ishin fqinjët, që nisur nga era e rëndë e cila vinte nga shtëpia e saj ndërhynë, dhe kur hapën derën konstatuan se moshuara kishte ndërruar jetë. E moshuara banonte në lagjen nr.3 të Sarandës.







Lida Dako, njerëzit e afërt, vëllanë dhe kushërinjtë i kishte në Gjirokastër, të cilët pasi kanë mësuar lajmin kanë arritur në qytetin bregdetar të Sarandës për t’i dhënë lamtumirën e fundit./abcnews.al/




1




Etiketa: , , , , ,

Pas