Këngëtarja shqiptarja me famë botërore Era Istrefi ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta, ku së bashku kanë parë ndeshjen Zvicër-Kosta Rika.
Era Istrefi ka qenë e shoqëruar në këtë takim nga motra e saj këngëtare Nora Istrefi.
Mësohet se Era do të niset për në Moskë, pasi kënga e saj është kënga zyrtare e Botërorit.
Por për të qenë sot në takim me Metën, mësohet se Era Istrefi ka refuzuar një takim me Presidentin Hashim Hhaçi.
Në këtë takim në krah të Presidentit edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e Kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha e shumë personalitete të sportit e kulturës.