ShowBizz

Era Rusi zbulon tradhtinë e ish-partnerit: Ja si e kuptova







               Publikuar në : 14:03 - 22/07/19 |
mapo.al

Këngëtarja Era Rusi ka folur si rrallëherë për jetën e saj personale. E ftuar në emisionin “E Diell”, Era zbuloi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj dhe se e kishte marrë vesh këtë gjë nëpërmjet një mesazhi në telefonin e tij. Ajo tregoi se i kishte kërkuar telefonin për pak çaste, meqenëse i saji ishte i djegur, pasi duhej të merrej vesh me kolegët.


“Në atë moment vjen një mesazh “faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare. Kur arritëm afër vendit ia mora përsëri telefonin që të kontaktoja me miqtë dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhet e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?” – tregoi Era.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas