Policia shqiptare shpërndau mëngjesin e së enjtes dy njoftime të ndryshme, duke lajmëruar fillimisht arrestimin e një gruaje 62-vjeçare, e cila po bënte një shtesë pa leje.
“Me datë 02.03.2016, rreth orës 12:40, në aplikacionin e Komisariatit Dixhital, ka ardhur një raportim për një ndërtim pa leje, në zonën e Paskuqan 2, tek Vreshtat.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ku kanë konstatuar se në një banesë private po bëhej një ndërtim shtesë.
Pas verifikimit të dokumentacionit, ka rezultuar që ky ndërtimi që po kryhej në banesën e shtetases Zizie Hoxha, nuk kishte leje përkatëse.
Arrestohet në flagrancë shtetësja:
– Zizie Hoxha, 62 vjeçe, banuese në Tiranë
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë më vonë u njoftua edhe arrestimi i një doganieri.
Policia e Gjirokastrës arrestoi një doganier të pikës kufitare të Kakavijës me akuzën e korrupsionit.
Sipas policisë, në pranga u vu Mehmet Shehu, 48 vjeç, i cili u kallëzua nga një 52-vjeçar pasi i kishte marrë me presion 100 euro për të mos i kryer procedurat doganore për 225 fidanë hardhi dhe 62 fidanë limon, portokall dhe mandarina.
“Shtetasi P.H., 52 vjeç, ka bërë kallëzim se në parkimin e doganës, doganieri Mehmet Shehu i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 euro për të mos kryer procedurat doganore për 225 fidanë hardhi dhe 62 fidanë limon, portokall dhe mandarina, të cilat i kishte të ngarkuara në mjetin e tij. Doganieri, pasi i ka marrë Eurot nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit P.H, por i ka thënë që je në rregull, të kam regjistruar. Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë rezultoi që doganieri nuk kishte kryer asnjë veprim duke përvetësuar shumën e Eurove (mallrat nuk plotësonin vlerën për t’iu nënshtruar procedurave doganore)”, sqaron policia.
Ndërkohë, kjo foto e postuar nga Jeta Osh Qef tregon angazhimin e forcave të policisë në Tiranë për të ndaluar një person, i cili po shiste disa tufa me spinaq në rrugë.
Shumë komentues thonë se kur vjen puna tek peshqit e mëdhenj, aty shteti ndalet, po për ‘cironkat’, nuk tregon mëshirë.
Nga diku duhet filluar,le te fillojme nga cironkat dhe te tjeret me vone te merren me peshqit e medhenj.Ajo qe duhet luftuar eshte kultura e mos ndeshkimit dhe e anarkise qe ka mbizoteruar gjithe keto vjet.Shoqerite e zhvilluara dallojne sepse bejne dhe zbatojne ligjin!!!!!!!
Era shtet, apo shtet qe i vjen era? ????????
Era shtet, apo shtet qe i vjen era? ???????? Mekenese genjeni ; si i pacipi edver, duke shkruar: “sikur e keni thene nje here ose e keni persedytur”, bre, sa te çkathet qejeni! Lum partia qe u ka.
Ore ju që shani shtetin nuk e njihni mirë këtë Mehmet Shehun.
Ai ka qënë dhe kryetari i LSI-së në Memaliaj,kot e mbroni,ju e thoni me ironi që u kap me 100€,por mos harroni sa të tjera € ka marrë nën dorë ky Mehmeti,nuk e njihni o gazetarë,dhe bëni kot ironi,informohuni mirë për “këtë” Mehmetin,ka dalë nga kuzhina e Lsi-së ky,apo i dilni në mbrojtje për atë arsye!!
Komenti i lugatit shum ekzakt
Shtet qe i vjen era madje era m….t fare çdo gje e ka kapluar fallciteti , Nuk mbulohet oqeani i te keqes as me medja as me videot qesharake qe publikon policia rrugore , demagogji gjith andej , po njerzit Nuk jetojne nen toke as ne qiell jane ketu me sy dhe me veshe , me frige , ankth dhe bark bosh.