Këngëtarja Eranda Libohova ka treguar se humbja e së ëmës, vijon të jetë e dhimbshme për të. Ajo rrëfeu në emisionin “Rudina” në Tv Klan se largimi i saj nga kjo jetë i ka shkaktuar një boshllëk të madh, pasi i mungon përditshmëria e ndarë së bashku.
E megjithatë, këngëtarja u shpreh e emocionuar se ky është cikli i jetës dhe se duhet pranuar, ndonëse ikja e një personi të shtrenjtë dhemb.
“Unë kam jetuar me mamin. Është shumë e dhimbshme për mua. Nëna është dashuri e madhe dhe një mikja ime para disa kohësh kishte kaluar të njëjtën situatë dhe më tha: “Njeriu nuk ngopet kurrë me nënën, do ta ketë aty gjithë jetën”. Unë kam jetuar me të dhe më mungon e përditshmja me të, shoh vendin ku rrinte… Kur dilja unë në televizor ajo kënaqej. Cikli i jetës ky është, nuk ke ç’bën. Ajo ka qenë një nënë e lumtur, por çdokush e ka brenda dhimbjen e humbjes”, u shpreh Eranda Libohova.