Këngëtarja Eranda Libohova ka folur së fundmi për jetën private dhe ka treguar arsyen pse nuk u martua kurrë.
Në një intervistë për emisionin “Fol me Mua”, këngëtarja shpjegoi, se nuk do të thotë që është më pak e lumtur pasi nuk i mungon dashuria.
“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar. Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar. Unë ndihem shumë mirë në të gjithë qenien time. Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha Eranda.