Ekonomi

“Erdhën domatet e Taipit”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:56 - 14/02/19 |
mapo.al

Çmimet e zarzavateve në Shqipëri kanë kapur qiellin këto ditë. Edhe pse qytetarët po ankohen vazhdimisht, publikisht po flitet pak për këtë shqetësim. Të dhënat zyrtare tregojnë se perimet dhe zarzavatet pësuan një rritje të pazakontë në janar.


Çmimet në grupin “zarzavate, përfshi patatet”, u rritën me 36.6%, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010 në Shqipëri, ku ndryshimi i çmimit, për shkak edhe të krizës globale, arriti në 56.6%.


Prej ditësh, rritja e çmimeve të perimeve është argument kryesor në Turqi.


Por atje, presidenti Rexhep Taip Erdogan e ka gjetur ‘armikun’. Ai tha se fajin e kanë tregtarët e perimëve, që po kryejnë një ‘sulm terrorist’ mbi Turqinë me këtë rritje të çmimeve. Sipas Erdogan, kjo rritje po bëhet qëllimisht për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore. Për t’iu kundërvënë ‘terroristëve’, Erdogan ka urdhëruar që qeveria të ngrejë tezgat e saj, ku shiten perime me çmim të lirë.


Kurse tregtarët thonë se është e pakuptimtë që t’i fajësosh ata për rritjen e çmimeve, kur dihet se janë rritur kostot e prodhimit.

E megjithatë, qyetarëve duket se u intereson ajo që bën Erdogani.

“Erdhën domatet e Taipit,” thërret një grua nga tezga.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas