Një grua nga Kosova është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjëndje të rëndë
Çifti nga Plloshani i Kosovës kishin vendosur në Llixhat Tregan të Elbasanit për banjo termale. Ata ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.
Nuk dihen shkaqet por rreth orës 03:30 në spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç,
Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune .
Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.