Një punonjës policie në qytetin e Korçës dyshohet se është infektuar me COVID-19. Polici është nisur me ambulancë drejt Tiranës pasi ka shfaqur gjendje të rëdnduar me shenjat e COVID-19.
Mësohet se ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh. Pas rasteve të para me koronavirus, numri i të prekurve në këtë qytet u rrit menjëherë ditën e martë. duke shkuar në 9.
Përveç rasteve të konstatuara pozitive me COVID-19, një numër i konsiderueshëm personash tani janë në karantinë për shkak të kontakteve që mund të kenë pasur me personat e infektuar.