Disa foto po qarkullojnë në rrjetet sociale ku tregohet një objekt fluturues në qiellin e Britanisë së Madhe i cili lë një shirit drite pas.
Shumë prej njerëzve mendojnë se është një provë e gjallë e ardhjes së Santa Klausit, ndërsa më realistët mendojnë se është ndonjë fluturim i agjencisë hapësinore.
Objekti fluturues është regjistruar dy herë, një herë në orën 5 e 22 pasdite dhe një herë në 6 e 18 pasditë në qiellin e Liverpulit.
Shkencëtarët thonë se është e ngjashme me rënien e një planeti, një dukuri që ndodh rrallë, por kursesi nuk i ngjan një anije hapësinore pasi objekti që është fotografuar dje lëvizte më shpejtësi shumë të madhe dhe linte një bisht drite, një dukuri jo e zakonshme për anijet hapësinore.