Presidenti i Turk, Rexhep Taip Erdogan gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme ka paralajmëruar dhe kërcënuar Greqinë se do i japë përgjigjen që meriton sa i përket situatës në Mesdheun Lindor.
“Ne do të dijmë t’i japim përgjigjen që meriton Greqia dhe Qiproja greke. I kemi treguar të gjithëve që s’do të ketë plan që nuk respekton të drejtat e vendit tonë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor“, u shpreh presidenti turk.
Anija Turke Oruç Reis u rikthye për fushatën e saj të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.
Retorika e Erdogan ndryshon dita ditës ndërsa perëndimi mbështet Greqinë por BE pavarësisht paralajmërimeve të shumta nuk ka ndërmarrë sanksione për Turqinë.
Ditën e djeshme Erdogan theksonte se Turqia ka qëllime të mira, por sot deklaron se nuk ka në plan të sakrifikojë të drejtat e Qipros turke në Mesdheun Lindor.