Bota

Erdogan: Shpresoj që Franca do të “heqë qafe” Macron. Reagon presidenti francez








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 04/12/20 |
mapo.al

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan shpreson që Franca së shpejti do të heqë qafe Presidentin Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën, e cila sipas tij po kalonte kohë të rrezikshme.



“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë, ”u tha Erdogan gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze. “Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur.”


Pas këtyre deklaratave të presidenti turk ka ardhur edhe reagimi i kreut të Elizesë, Emmanuel Macron. Ai i bëri thirrje për respekt presidentit turk, pasi ky i fundit e përshkroi atë si një barrë për Francën.




Nga ana tjetër Macron deklaroi se Erdogan ishte duke kufizuar liritë për popullin turk.



Lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy anëtare të NATO-s, kanë qenë të tensionuara veçanërisht në muajt e fundit, lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave për Profetin Muhamed në Francë.


Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar nga armenët etnikë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas