Aktualitet

Erdogan sulmon komunitetin LGBTI, arrestohen mbi 150 studentë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 03/02/21 |
mapo.al

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar lëvizjen LGBTI të vendit gjatë një vale protestash studentore.





Presidenti vlerësoi krahun e të rinjve të partisë së tij, për bartjen e historisë së lavdishme të këtij kombi dhe jo të rinjtë e komunitetit LGBTI-së.


Ditën e shtunë gjatë një proteste të zhvilluar nga komuniteti LGBTI, u arrestuan 4 persona, ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë arrestuat 159 studentë të universitetit Bogazici, 100 prej të cilëve u lanë të lirë një ditë më vonë.





Erdogan në një video të transmetuar për anëtarët e partisë së tij konservatore ditën e djeshme tha se “ne do t’i orientojmë të rinjtë e kombin tonë drejt së ardhmes, jo si rinia e LGBTI-së por si rinia që ekzistonte në të kaluarën e lavdishme të kombit tonë”.



Kjo nuk është hera e parë që presidenti turk “sulmon” komunitetin, pasi në korrik të vitit të kaluar ai ka akuzuar LGBTI-në për minimizimin e vlerave kombëtare dhe shpirtërore.


Homoseksualiteti në Turqi është i ligjshëm por kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBTI është rritur vitet e fundit. Opinioni publik është përgjithësisht konservator dhe komuniteti ka raportuar diskriminim dhe ngacmim.

Protestat nga LGBTI kanë vazhduar për 3 muaj por asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë tension gjatë tyre.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas