Aktualitet

Erdogan: Turqia e ka vendin në BE








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:11 - 22/11/20 |
mapo.al

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se Turqia e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të mbajë premtimet” lidhur me anëtarësimin e Ankarasë zyrtare në bllok dhe për çështjen e refugjatëve.


Komentet e presidentit Erdogan vijnë një muaj para se të mbahet samit i BE-së. Në javët e fundit, anëtarët e bllokut evropian kanë shprehur mendimin e tyre se Turqisë duhet t’i vendosen sanksione për shkak të eksplorimeve për gaz në lindje të Mesdheut.


“Ne gjithmonë e shohim veten pjesë të Evropës”, tha Erdogan gjatë një fjalimi përmes video-lidhjes në një takim me anëtarët e partisë së tij, raporton AP.



“Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron që të favorizojmë dikë tjetër”, tha Erdogan.


Ai shtoi se BE-ja duhet të mbajë premtimet dhënë Turqisë për “anëtarësim të plotë dhe për çështjen e refugjatëve. Le të ndërtojmë një bashkëpunim më të ngushtë dhe më efikas”.

Lexo edhe :  Futen në fuqi nga sot - Ja masat e reja të kufizimeve në Kosovë

Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE më 1987 dhe para katër vjetësh ka nënshkruar një marrëveshje me bllokun evropian, për menaxhimin e migrantëve, të cilët nisen drejt Evropës./REL/


Etiketa: , ,

Pas