Venezuela zhytet në kaos. Lufta për pushtet në vendin amerikano-latin ka precipituar në mënyrë të frikshme. Kryetari i parlamentit, Juan Guaido, 35 vjeç, e ka shpallur veten president të përkohshëm gjatë një proteste masive kundër qeverisë në kryeqytetin Karakas. Përpara 100 mijë protestuesve ai deklaroi se do krijohet një qeveri teknike për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Por kryetari i majtë i shteti, Nicolas Maduro, dikur shofer autobusi, nuk ka ndërmend të dorëzohet. Në krahun e tij janë disa shtete si Rusia, Kuba, Meksika, Turqia e Irani.
Kurse në krahun e opozitës është pozicionuar Donald Trump. Presidenti amerikan nuk ka përjashtuar mundësinë që të dërgojë trupa ushtarake në Venezuelë. “Të gjitha opsionet janë në tavolinë,” tha ai. Një burim i lartë në qeverinë amerikane tha se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara.
Vendet që mbështesin presidentin e përkohshëm:
SHBA, Kanadaja, Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Guatemala, Hondurasi, Panamaja, Paraguaj, Peruja, Kosova, Shqipëria
Mbështesin presidentin Maduro:
Rusia, Kina, Irani, Kuba, Meksika, Turqia, Siria