Bota

Erë lufte/ Ja ç’ndodhi mes kryqëzorit amerikan dhe destrojerit rus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 07/06/19 |
mapo.al

Ky incident ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare. Dy anije luftarake, një ruse dhe një amerikane për pak sa nuk u përplasën në Detin e Kinës Lindore. Flota Ruse e Paqësorit tha se kryqëzori amerikan, ‘USS Chancellorsville’ kaloi vetëm 50 metra përpara destrojerit ‘Admiral Vinogradov’ në orën 6:35 të mëngjesit.


Rusët thonë se u detyruan të bëjnë një manovër emergjence për të shmangur anijen amerikane. Por forcat amerikane fajësojnë rusët, duke thënë se anija e tyre u tregua e papërgjegjshme.



Komandanti i Flotës së Shtatë Amerikane, Clayton Doss tha se rusët u treguan të pakujdesshëm dhe joprofesionistë. “Destrojeri i tyre bëri një manovër të rrezikshme dhe të pasigurt,” tha ai. Sipas tij, pretendimet ruse janë propagandë. SHBA thotë se destrojeri ‘Admiral Vinogradov’ iu afrua deri në 15 metra kryqëzorit amerikan.


Rusët thonë se anija luftarake amerikane ndërroi papritur kurs dhe i doli përpara destrojerit rus.

Incidente të tilla mes SHBA dhe Rusisë janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Por siç raporton BBC, ato ndodhin zakonisht në Detin e Zi, që Moska e sheh si territorin e saj.

“Të tilla incidente mes SHBA dhe Rusisë nuk janë të zakonshme në ujërat e Paqësorit, ku tensionet janë kryesisht mes anijeve ose avionëve amerikanë dhe kinezë. Por, kudo që ndodh kjo, të tilla manovra janë të rrezikshme dhe të panevojshme,” shkruan BBC.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas