Aktualitet

Ergys Mërtiri: Rama dështoi, fajin ai e kërkon kudo, por jo te vetja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 19/10/19 |
ro ot

Flet për MAPO, Ergys Mërtiri, sociolog, analist






Pas një pritje të gjatë të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në, përfundimisht me ndikimin e Francës dhe dy vendeve të tjera skeptike, vendi ynë mbeti sërish. Kush mban përgjegjësi për këtë situatë, sa rol ka qeveria shqiptare në këtë dështim?


Ideja që nuk na pranon Europa, eshte thjesht justifikim që qeveria e përdor për të dalë nga situata, për të gjetur mjete apo shpjegime për faktin që e kanë lënë vendin në shkretëtirë totale, perballe gjerave që duhet të plotësojmë për të hyrë në Europë. Faktikisht nuk e meritojmë Europën, nuk është çështja se nuk e meritojmë të hyjmë, nuk plotësojmë kushte e standarde për të qenë të pranueshme për europianët. Nuk është çështja ka apo nuk ka probleme të brendshme Europa, çështja është edhe sikur mos të këtë apo edhe sikur të ketë, pa qenë totalisht në rregull, nuk jemi gati vetë ne. Rama nuk është se e zbuloi sot se Europa ka probleme të vetat me zgjerimin. Rama i ka ditur shumë mirë këto, atëherë përse hap shampanjë? Kjo është lojë mediatike që Rama është mësuar ta bëjë gjithmonë. Faji kërkohet kudo jo tek qeveria. Kërkon gjithmonë të nxjerrë përgjegjësitë e të tjerëve, ndërkohë që është vetë përgjegjësi kryesor si i pari i qeverisë. Kjo e bën të mos sillet si burrë shteti, por si një kalama që qahet nëpër media dhe mundohet t’ia hedhë fajin të tjerëve. Sa do ecë kjo propagandë, as e para as e fundit.







Qeveria jonë ka ngritur një pretendim se moshapja e negociatave lidhet me “ristrukturimin e vete BE-së” dhe jo me dështimin e qeverisë në realizimin e reformave. Sa qëndron ky pretendim? Brukseli zyrtar a i ka marrë në analizë ecuritë e dy vendeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi kriteret e plotësuara apo ka qenë një vendim politik? Macron ngriti si shqetësim emigracionin e paligjshëm dhe çështjen e azilantëve shqiptarë, ndërsa edhe në nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania përfshihet korrupsioni, trafiku, mungesa e institucioneve të drejtësisë dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit.




Mosmarrja e negociatave është një hap tjetër në qeveri në raport me shoqërinë dhe gjithë faktorët. Një arsye më shumë që qeveria nuk ka një faktor, për të gjetur justifikime. Ramës i ka ndodhur gjithçka dhe ka arritur të mbijetojë. Për faktin se ai ka uzurpuar gjithë institucionet dhe pushtetet që e bëjnë një qeveri të ketë llogaridhënie. Praktikisht Rama mbijeton se ka shfuqizuar demokracinë. Demokracia është një sistem që është i hartuar për të rrëzuar qeveritë kur nuk janë në nivelin e duhur. Rama ka pezulluar demokracinë se gjithë pushtetet janë kapur me dorën e vet. Nga ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori, ka kapur mediat dhe shoqërinë civile. S’ka institucione që të bëjnë rrëzimin e tij. Në mungesë të kësaj është revolta popullore, por nëpërmjet manipulimit të mediave, propaganda, përpiqet të mbjellë apatizëm. Për të krijuar publikut një lloj mungese vullneti për tu ngritur dhe për ta rrëzuar. Shumica e qytetarëve nuk ngrihen se, nuk shpresojnë se mund ta rrëzojnë. Kjo është problem. Në të tilla kushte ndodh që ai e ka mbushur gotën dhe është pranë derdhjes. Vlen ta shohim. Ka kohë që e shoh qeverinë një hap drejt përmbysjes. Është çështja që a do të arrijë pikën e vlimit. Ishin protestat e studentëve, e Kukësit që nuk shkuan në rrëzim total. Qeveri të tilla janë të rrezikuara. Kërkon gjithmonë pushtet nëpër duar të mbijetojë.

Vendimi negativ sa e dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë dhe si pritet të jetë situata pas këtij dështimi? Çfarë kostoje duhet të mbajë qeveria shqiptare? Nga ana tjetër, ka zëra që shprehen se Maqedonia e Veriut i plotësonte kushtet, por edhe ajo u “dogj” në këtë proces për shkak të Shqipërisë, pasi vendimi u mor në bllok për të dyja vendet, sa qëndron kjo analizë?

Paradoksi që vlen në këto momente ose shuplaka më e fortë këtu, tregon realisht ku jemi ne dhe se pse nuk e meritojmë. Një vend me shumë më pak resurse si Maqedonia, një shtet shumë herë më i dobët se ne nga aspekti i fuqisë që kanë si komb, një shtet me probleme etnike, multikulturore ku dhe emrin nuk e vendos dot vetë, ka shumë më tepër shanse për t’iu çelur negociatat se sa ne. Le të mos themi që ja kemi djegur ne. Ai që ishte shumë më pranë, sot është drejt dorëheqjes, ndërsa ky që s’ka asnjë kusht të bërë, dhe nuk e meriton totalisht dhe e kanë mbajtur me hatër kaq sa i kanë dhënë, ky i fajëson ata që s’ia kanë dhënë ndërkohë që ata i kanë dhënë hakun. Kjo është arsyeja pse jemi këtu, nuk kemi institucione. Në këto kushte nuk mund të pretendosh që ke ndonjë lloj standardi për të marrë negociatat. Jemi i vetmi vend në botë pa gjykata prej gati dy vitesh. Ndryshimet në rajon janë erëra që fryjnë ngado. Jam i bindur se kriza politike është konsumuar totalisht dhe mendoj se edhen ndërkombëtarët do shkojnë drejt një rruge të zgjidhjes.

Rrugë zgjidhje me këtë qeveri unë nuk shoh. Nuk bëhet fjalë për të gjetur mjetet institucionale se sa të gjendet një konsensus politik. Bëhet fjalë për një qeverisje që ka shkuar në limitet e logjikës dhe është në absurd total. Kjo qeveri nuk bie, shansi i vetëm është të krijohen mekanizma që të mbrojnë zgjedhjet. Zgjedhjet që të mbrohen duhet larguar hajduti nga organizimi i tyre. Ndërkombëtarët do shtyjnë drejt një rruge dialogu. Ta shohim sa do zgjasë, pasi vetë ndërkombëtarët e kanë legjitimuar, e kanë pranuar deri ku nuk mban më Ramën. Besoj se s’do e zgjasin në pafundësi. Është dështimi i vetë atyre si arbitër në vend për gjithçka ka ndodhur. Ata vetë do të jenë mendoj të interesuar të shtyjnë drejt një dialogu që çon në rënien e Ramës. S’ka si të vendoset një konsensus, pasi këtu bëhet fjalë o gjithçka o asgjë. Çdo zgjidhje me Ramën fitues do ishte katastrofë për vendin, do ishte asgjë. Çdo zgjidhje tjetër do ishte diçka, besoj se drejt kësaj do shkojë. Drejt eliminimit të asgjësë, drejt eliminimit politikisht të Ramës.

LEXO EDHE: 

Dështimi është përgjegjësi e Ramës!

1


Etiketa: , , , ,

Pas