Këngëtari Erik Lloshi, dhatë emisionit ‘Glamour Zone’, ka treguar histori nga më të ndryshmet rreth jetës së tij personale dhe profesionit të tij. Ai zbuloi dhe një ndër momentet më të sikletshëm të karrierës teksa gjendej pranë këngëtares Anxhela Peristeri.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku se cili ka qenë një nga momentet më të vështira në skenë, që të bën të skuqesh kur e kujton këngëtari u përgjigj: E mbaj mend shumë mire. Kam patur duetin me Anxhela Peristerin ‘Të kam bërë të qash’, dhe kishim për të dalë nga të dyja krahët e skenës. Dhe në momentin që zbrita shkallet, ngeca në mes të shkalës, sepse më kapi një aritmi, mu veshën sytë dhe nuk shikoja fare. Kur ndjeva që Anxhela po ecte, eca edhe unë por pa parë asgjë, dhe e kam mbaruar këngën gati me sytë e errur.
Erik tha se nuk shikonte asgje pasi e kishte kapur tensioni duke i rrezikuar edhe jetën.