ShowBizz

Erion Isai: Ja përse do të kandidoj për kryetar bashkie







               Publikuar në : 12:37 - 16/05/19 |
mapo.al

Aktori dhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai ka treguar së fundmi arsyen se përse ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie në Kolonjë. I ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në Pesë”, ai u shpreh se e pranoi propozimin për kryetar bashkie pasi kërkon t’i vijë në ndihmë të gjithë kolonjarëve pa dallime politike.


“Nëse do më vinte tani një propozim për deputet nuk do e pranoja, por për kryetar bashkie do e pranoja. Sepse unë nëse rregulloj shkollën, nuk ia rregulloj vetëm një socialisti, demokrati, lsi-sti, republikani apo çami, çdo njeriu. Nëse unë rregulloj rrugën, ndriçimin, ujësjellësin, nuk e merr vetëm një njeri, por të gjithë. Jam i lumtur se, edhe nëse dikush nuk të do për bindjet politike, ata marrin shërbimin njësoj”– është shprehur ai për moderatoren Bieta Sulo.

Zgjedhjet do të mbahen më datën 30 qershor, ndërkohë mbështetjet nga kolegët dhe personazhet e njohur të ekranit nuk kanë munguar për Erionin.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas