Aktualitet

Erion Veliaj paditet në gjykatë për shpifje ndaj Lulzim Bashës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 03/10/20 |
mapo.al

Partia Demkratike paditi në gjykatë për shpifje Kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar denimin e tij për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha.



Padia penale argumenton se Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha.


Burime për Gazetën MAPO nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:



• Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë


• Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë


• Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas