Kështu përmblidhet me tre fjalë thelbi i emisionit “Ajsberg” i gazetarit të njohur Artur Çani. Nëpërmjet disa sekuencave të intervistave të Lali Erit nëpër kohë, dëgjohet dhe shihet se si Erioni e genjen hapur Veliajn. Kuptohet se ai ka mashtruar ata që e votuan, pra banorët e Tiranës.
Në qendër është këmbëngulja e tij se, po u votua, nuk do lejojë asnjë ndërtim në kryeqytat. Për kulla as që bëhet fjalë e mos guxojë kush. Dhe këtë synim e argumenton me shifra. Aq ndërtime ka pasur më parë sa janë mbi 8 mijë apartamente pa u shitur. Në fakt ta mbush mendjen. Thua, bravo, ja të tillë na duhen për në krye të bashkisë. Por…pak më vonë nisin ndërtimet kudo, më shumë në qendër.
Dhe çfarë pallatesh. Me mbi 25 kate. Pyll me kulla. Tani e perdredh gjuhën. Harron premtimet dhe zhduk planin e qendrës që ishte i zbukuruar me emrin francez. Gazetarët duan informacion për këto pirueta, por marrin brrylin.
Artur Çani premton se do ketë seri të tjera mbi rrenat e Erionit. Të presim deri të hënën. Të shohim e të njihemi me mashtrimet e reja.