Aktualitet

Erisa Xhixho për çështjen e vaksinës antiCovid: Mostransparenca është krim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 18/01/21 |
mapo.al

Përmes një statusi në rrjetet sociale, nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka denoncuar mostransparencën e qeverisë kundrejt qytetarëve për sa i përket çështjes së vaksinës Covid-19.





Xhixho ka sjellë aktet normative të miratuara në Fletoren Zyrtare për të vërtetuar mostransparencën e qeverisë. Ajo gjithashtu ka dënuar ashpër  krimin dhe korrupsionn e rilindjes.


Statusi i plotë:




Vaksina e Covid 19 është një çështje shëndeti publik me impakt madhor tek jetët e njerëzve, qytetarët kanë të drejtën e informimit dhe qeveria duhet të bëjë trasparencë. Nqs ska trasparence si do garantohet mbrojtja dhe shpërndarja, mbi të gjitha aksesi i barabartë për të gjithë shtresat e popullsisë.


Në një vend mbytur në korrupsion rreziku arbitraritetit dhe favorizimi në akses i njerzve me pushtet është tepër present për të patur marveshje sekrete. E paparë e padëgjuar.


“FLETORE ZYRTARE

E mërkurë, 13 janar 2021, Viti: 2021 – Numri: 5

“Akt Normativ nr. 1, datë 10.1.2021 për miratimin e tekstit të Marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT BV, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”

Neni 4 “Përjashtimi nga detyrimet”

  1. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
  2. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
Lexo edhe :  Nis vaksinimi i Aviacionit Civil, pas tyre radhën e ka transporti publik

Neni 6 “Hyrja në fuqi”

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. “

Me këtë akt normativ që do hyje në fuqi me dt.28 Janar qeveria shqiptare krijon konfuzion, në një moment shumë të vështirë i cili kërkon domosdoshmërisht komunikim të sinqertë me qytetarët dhe jo fshehje të marrveshjes që rregullon vaksinimin në vend. Nuk kemi dëgjuar asnjë preçedent, që qeveritë në vend tjetër të botës proçedojnë në këtë mënyrë që shton ankthin e popullatës dhe nuk jep asnjë siguri.

Kryeministri dhe qeveria Shqiptare kanë detyrimin dhe përgjegjësinë ti raportojë popullsisë urgjent, sa doza vaksine, kur e si do behet shperndarja, në bazë të cilave kushteve e planeve operacionale.

Sot kërkohet transparenc e plotë, përgjegjshmëri nga drejtuesit e vendit edhe plan konkret për menaxhimin e kësaj situate të rëndë e urgjente. Qeveria nuk duhet ta harrojë se behet fjalë për shëndetin e qytetarëve, shëndetin e familjeve tona, prindërve dhe fëmijëve tanë, të ardhmen e vendit. Nuk bëhet fjalë këtu për propagandën boshe! Është e trishtë e tejmase shqetsuese që në çdo vendimarrje, kjo qeveri vazhdon të konfirmojë papërgjegjshmerine e saj dhe mungesën e profesionalizmit.

 

Vaksina e Covid 19 është një çështje shëndeti publik me impakt madhor tek jetët e njerëzve, qytetarët kanë të drejtën e…

Posted by Erisa Xhixho on Monday, January 18, 2021

 

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas