Nën kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho feston sot 1 vjetorin e lindjes së të bijës. E përfshirë nga emocionet dhe ndjesitë e një nëne, Erisa ka përshkruar në pak rreshta 12 muajt e kaluar me Nikolën. Ajo i cilëson të lodhshme, por të mbushura plot e përplot me dashuri.
“12 muaj me ty Nikol ishin plot të qeshura, por dhe netë pa gjumë, lodhje…Vëllai të lëshoi krevatin dhe të la me mamin, ndërkohë ai si i madh iku te dhoma tjetër me babin. Nuk ishte e lehtë të menaxhoje dy fëmijë të vegjël, po mami dhe babi bënë maksimumin që Henri të kishte të njëjtën përkujdesje si përpara dhe mos bëhej xheloz për ty princeshë ( edhe pse hera herës ishte e vështirë)”-ka shkruar fillimisht Erisa.
“Tani ju shoh të rriteni bashkë dhe se si kur Henri vjen nga çerdhja pyet ”Ku është Nikol?” Dhe ty Nikol që të shkëlqejnë sytë,përplas krahët e këmbët dhe kudo që të jesh vrapon ta kapësh nga bluza ose nga flokët vëllain. Mbushem me dashuri dhe kuptoj që sa më shumë kalon koha aq më shumë do lidheni me njëri-tjetrin, se fazat e jetës do i kaloni bashkë. Gëzuar jeta ime Nikol edhe 100 vite plot dashuri, shëndet dhe gëzime. Mami Erisa , babi Enea dhe vëllai Henri të duan shumë”– ka përfunduar nën kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
https://www.instagram.com/p/BxpFkuhHs5U/