Aktualitet

Erisa Xhixho: Më 25 prill votoni për mirëqenien, për programin që do sjellë rimëkëmbjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 15/03/21 |
mapo.al

Kandidatja për Deputete e LSI, Erisa Xhixho ka vizituar sot një familje në nevojë te zona e Unazës së Madhe në Tiranë.





“Familja prej 7 anëtarësh e Stefanit dhe Vasilikës ka prekur mjerimin. Pa pension, pa punë, në mes të rrugës, pasi shtëpinë ua shembi qeveria për projektin në Unazën e Madhe, por s’përfituan as 1 vit bonus qiraje.


“Punoj 1 muaj në fasoneri vetëm për qiranë, po për të ngrënë? Fëmijët nuk i ngopim dot me bukë”, më tregon me lot në sy Florinda, nusja e shtëpisë. Bashkëshorti punon në ndërtim, por që pas pandemisë s’ka pasur punë.

Shqipëria nuk janë videot 3D të kryeministrit. Shqipëria është edhe familja e Stefanit dhe Vasilikës, që diskutojnë bukën, por meritojnë jetesë dinjitoze.





Më 25 prill votoni për mirëqenien, për programin dhe qeverinë që do sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë.” shkruan Xhixo.
1

Lexo edhe :  Mbi 100 mijë vota, vetëm 4 deputetë - LSI pësoi rënie në 8 qarqe




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas