Aktualitet

Erl Murati: Këtu kanë bërë tubime ambasadorët, pse të mos bëjë Presidenti





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:34 - 19/02/20 |
mapo.al

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erli Murati, hodhi poshtë akuzat e mazhorancës ndaj Presidentit Ilir Meta se po bën gjithçka për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.


I ftuar në emisionin “Real Story”, Murati tha se as Meta dhe asnjë politikan tjetër apo forcë politike në vend nuk mund ta pengojë procesin e integrimit, në këtë pikë ku ka ardhur.



“Kemi një krizë të re ose të rindezur. Unë nuk besoj që është krizë e re politike, por është vazhdimësi, pasi tërmeti pasoi një qetësi politike. Besoj se Presidenti është i pafuqishëm për ta ndaluar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nuk besoj se ka në Shqipëri një forcë politike që mund të pengojnë këtë proces, në këtë pikë ku ka ardhur. Jo vetëm se e tha Macorn, por se SHBA e ka thënë që integrimi i Shqipërisë është në interes të Amerikës. Presidenti ka shprehur pakënaqësi për dy gjëra, së pari akuzon KED si antikushtetues, duke bërë dhe një kallëzim penal për kryetarin. Pra, Presidenti i beson institucionet e reja të drejtësisë, teksa i drejtohet SPAK. Ka dhe një aspekt politik. Janë bashkëfajtor të dyja palët, nëse flasim për krizë politike. Nuk më rezulton që mazhoranca i ka shtrirë dorën e pajtimit Presidentit, ai është institucion kushtetues dhe duhet të respektohet. Nuk mund të bëhet, që nëse nuk më pëlqen një vendim i Presidentit, unë bëj një akt që ja heq atij të drejtën. Presidenti ka qenë në një pozicion atakues. Këtu kanë bërë tubime edhe ambasadorët, kështu që nuk ka pse të mos e bëjë Presidenti. Nuk është fundi i botës. Doli Donald Lu poshtë Kuvendit për Reformën në Drejtësi dhe mirë bëri që doli”, tha Murati.


 


Etiketa:

Pas