I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Erl Murati foli për procesin e zgjedhjes së Presidentit.
“Zgjedhja e presidentit është një nga proceset më të rëndësishme politike që zhvillohen në një vend. Ne kemi parë një marrëdhënie përplasje të presidentit dhe mazhorancës, që ka shkaktuar edhe trazira. Pra ka rëndësi që presidenti të jetë një figurë përfaqësuese popullore dhe me rëndësi është që të jetë një figurë bashkuese apo një figurë politike. Sot pamë Taulant Ballën që ka dërguar një letër Kuvendit për të nisur procedurat. Unë nuk e shoh opozitën në rrethanat aktuale të jetë faktor në procesin e zgjedhjeve të presidentit. Unë besoj që në gjithë këtë proces opozita nuk do ketë rol, besoj që faktori ndërkombëtar do të jetë afër këtij procesi. Është e pritshme që një president zgjidhet nga votat e mazhorancës të jetë anëtar i kabinetit Rama. Pavarësisht nëse do jetë apo jo i kontrolluar, do të ketë në dorë t’i japë fytyrën e vet këtij posti kaq të rëndësishëm. Rëndësi ka të jetë një figurë që të përfaqësojë unitetin e kombit dhe të ketë lidhje me njerëzit në tërësi”, tha ai.
I ndalur tek situata e brendshme në Partinë Demokratike tha se kriza në PD, nuk mund të zgjidhet me një të rënë të lapsit, ndërsa shtoi se në 8 vitet e fundit opozita ka qenë në një situatë të vështirë.