Aktualitet

Erla Mëhilli rrëfehet për politikën: Të kesh kushëri Ramën, rastësi, të punosh me Berishën, meritë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:59 - 26/01/20 |
mapo.al

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha prej 10 vitesh, Erla Mëhilli, ka rrëfyer sot në “E Diell” në Top Channel, aspekte të jetës së liderit të demokratëve të pazbuluara më parë.


Intervista e plotë



Cfare nuk dime per Berishen qe ai s`e ka bere kurre publike nga ritualet e dites se tij?


Ai pi cdo dite nje gote vere te kuqe. Nuk e ben per arsye se i pelqen vera, jo vetem, por per arsye shendetesore.

Pse qave kur Berisha dha doreheqjen nga PD ne vitin 2013?

Ai ishte nje moment shume genuin, nuk kishte shtirje. Ishte dhe nje shfryrje tensioni, sapo kishte mbaruar nje fushate elektorale e gjate, e lodhshme, plus rezultati te cilin nuk e prisja te tille. Sigurisht kur e kam pare dhe une qe me kishin fiksuar kamerat mendova se do kishte qene me mire te kisha dale jashte salles. Por ishte nje moment me emocione. Jam e sigurt qe shume njerez kane qare ate dite, fati e deshi qe kamerat te me fiksonin mua.

Doktori ke ka pike te dobet, Argiten apo Shkelzenin? Po ndikim ne politiken e tij?

Saren me duket (qesh) SuperMbesa

Ndersa per ceshtjen e ndikimit Berisha hyn te ata politikane ku familja nuk ka patur rol ne vendimmarrjen politike. Ai vete por dhe familjaret kane qene shume te kujdesshem qe mos ngaterronin raportet dhe marredheniet e veta si familjare me bashkepunetoret e tij. Ka qene shume i ekuilibruar ky raport.

Ndryshe nga sot ku fjale apo raportime per politikane te tjere ku familjaret kane ndikim te madh ne vendime te rendesishme politike ne disa raste edhe vendimtare, dmth ndikimi eshte dhe vendimtar.

Doktori te tha: Fejohu me Keltisin?

Nese Doktori do kishte pasur ne dore gjithe fejesat dhe martesat e bashkepunetoreve te tij punet do kishin shkuar shume me mire edhe ne PD edhe ne Shqiperi te jeni te sigurte (qesh)

Jo, por ka qene shume i kenaqur per kete lidhje meqe na njihte te dyve shume mire

Pse s`ke bere dasem ti?

Me duhej nje stadium per te futur aq shume miq qe kishim te dyja palet

Ti e bere Keltin nga Prefekt ne deputet?

Kjo eshte nje pyetje qe behet se nuk e njohin dhe aq shume keltin dhe mendojne qe une kam qene me erendesishme meqe dilja me shpesh ne TV. Jo Kelti ka qe 13 vjec ne PD

Aty e gjeta nuk e kam sjelle une ne politike

Keshtuqe nuk kam asnje merite ne karrieren e tij

Pse s`te beri doktori deputete, I kishte te gjithe mundesite?

Nese ju mendoni qe po mos te jesh deputet eshte ndonje hall i madh e keni gabim, ndjehem rehat dhe pa qene deputete.

Gjithesesi ishte Kelti deputet, dy nga nje familje nuk shkon apo jo?

Ti ke pasur “xhelozi” nga grate e PD-se?

Nuk eshte dhe aq i enderrueshem pozicioni i zedheneses se Sali Berishes ngaqe eshte i veshtire keshtuqe te gjitha kane qene shume te lumtura per sa kohe nuk ishin vete ne ate pozicion.

Cila nga zedheneset e PD-se pas teje ka qene me e zonja?

Pse ka pasur zedhenese tjeter pas meje PD? Shakate menjane, ‎sigurisht qe secila ka patur vecorite e veta, ate mund ta gjykoni me mire ju gazetaret qe keni punuar me to dhe publiku.

A ke ndonje verejtje per doktorin?

Berisha eshte shume aktiv ne politike e nisur nga kjo mendoj qe duhet te ishte edhe shume me i perfshire ne vendimmarrjen brenda PD

Mendoj qe kjo do ishte nje garanci e shtuar per te gjithe demokratet, edhe per ata qe nuk ndjekin linjen zyrtare te PD, gje per te cilen me thene te drejten gjykoj qe ka shume nevoje PDja sot.

Cfare ndjesie eshte qe te jesh kusherira e Rames, por te punosh me Berishen?

Te jesh kusherira e Rames eshte rastesi‎, te punosh me Sali Berishen eshte merite

Nuk kam ndonje ndjesi te vecante qe jam kushurira tij sepse skam patur njohje personale, po te kisha patur ndoshta do kishte qene me e sikletshme. Po meqe ne librin Kurbani ka nje pasazh ku ai e permend kete gje, dmth qe ai e ka patur me shume problem kete gje se sa une (qesh)

Cili mendon se ka komunikim me te mire me popullin Rama apo Berisha?

Ju mund te prisni qe une te them qe Berisha eshte shume me mire po une do perpiqem te jem realiste.  Jane stile krejt te ndryshme ne llojin e vet, kane karakterin e vete. Nuk mund te krahasohen dy poltikane ndryshe fare ne stil. Berisha eshte politikan me fjalime te gjata, me te ndjera, perfshihet shume ne ato qe thote kurse Rama eshte tipiku i politikanit te propagandes

Berisha ne komunikim me masa te medhaja psh ka qene brilant, flas per mitingjet.

Rama ka patur shume te mire retoriken, fjalimet qe pregatiste me stilistike, me figura letrare, tani i ka lene merret me shume me batuta, e ka ulur shume nivelin e batutave, e ka bere shume vulgare.

C`te mesoi politika?

Po ka disa momente. Ka momente qe me ka mesuar qe njeriu duhet te jete me i permbajtur, me i pergjegjshem, me i durueshem, ka momente qe me ka mesuar te jem me pragmatiste, e rendesishme eshte qe politika mos te ndryshoje themelet e karakterit. Keto vitet e fundit nuk me pelqen fare sepse duket sikur politika nga te gjitha anet ju kerkon politikaneve te deformojne shtyllat e karakterit. Psh mua me duket sikur sot ne politike duhet te jesh servil, duhet te jesh Yes Man, nuk duhet te kesh mendimin tend, duhet te sillesh sipas udhezimit te shefave pra keto jane tipet e politikaneve qe titullaret promovojne per funksionet e dyta apo te treta. Sigurisht ka dhe perjashtime dhe ka njerez me integritet.

Gjithsesi sot duket sikur ky lloj politikani po rritet dhe po prodhohet me shume dhe nese vazhdohet keshtu ky do ishte nje minus i madh per politiken shqiptare.

Politika me ka mesuar te njoh me mire veten dhe te tjeret, sidomos ne keto vite opozte. Kete analize asgje me mire se sa politika sta ben ta realizosh.

A ka politika nje date skadence?

Politika eshte profesion. Ka mijera vjet qe zhvillohet. Ndoshta mund te veme ne pikpyetje a ka politikani nje date skadence. Njeriu mund te konsumoje gjithe jeten duke u marre me politike. Ska nevoje te jete kryetar apo minister per tu marre me politike. Po sigurisht nese konsumohet shume ne politike dhe mbi te gjitha nuk arrin objektivat qe duhet te arrije ka nje date skadence. Po kjo nuk ndodh te ne, per kryetaret tane dhe per te preferuarit e kryetareve. Ketu mund te kalosh nga deshtimi ne deshtim dhe rri aty si me i miri, pa date skadence.

Per cfare ke nostalgji kur punoje zedhenese?
Kam nostalgji te shaj zyrtarisht Edi Ramen (qesh).

Ne gjithe keto vite pune me doktorin, cfare ke mesuar prej tij?
Të punosh me Berishen edhe per nje kohe te shkurter meson shume, ne rastin tim une mendoj qe kam bere nje universiter te dyte keshtuqe ne rastin tim konsideroni qe kam dy shkolla, nje qe kam bere vete dhe nje nga Doktori.

Çfarë bën Erla sot?
Bej te njejtat gjera. Per sa kohe Sali Berisha mbetet energjik dhe aktive ne politike nuk e ndjej diferencen pozite-opozitë, kryetar apo jo, kryeministër apo jo. Dhe sigurisht bej dhe mamin e dy cunave te mrekullueshem.

Kur vjen PD ne pushtet?

Duhet te punoje seriozisht, nuk vihet aq kollaj ne pushtet


Etiketa: ,

Pas