Aktualitet

Erla Mëhilli: Stili i Spiropalit s’më pëlqen, ja cilat janë gratë e PD dhe PS që vlerësoj…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 08/08/20 |
mapo.al

Ka kaluar një dekadë nga koha kur, Erla Mëhilli ka hyr në politikë dhe mbahet mend ende si një nga zëdhënëset më simpatike të Selisë Blu.


Sot e kemi parë përballë, Ori Nebijajt (një tjetër ish-zëdhënëse e PD), ku ka folur për marrëdhënien e saj me Sali Berishën, për të cilin punon ende si dhe për raportin me gratë e tjera të partisë.


“Unë kam patur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”, është shprehur Erla për “Pushime on Top”.


Po cilat nga zonjat pëlqen ajo sot?!


Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj. Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga PD-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, ka thënë Mëhilli.


Etiketa:

Pas