fbpx

Aktualitet

Ermal Fejzullahu dhuron 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti





               Publikuar në : 13:41 - 28/11/19 |
mapo.al

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka dhuruar plot 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm dhe katastrofik i 26 nëntorit. Kjo është një shumë e konsiderueshme parash, po të marrim parasysh se shteti i Kosovës ka dhuruar për viktimat 500 mijë euro.


Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Fejzullahu shkruan se ky kontribut humanitar vjen në një kohë kur s’mund ta ndalë trishtimin e bashkëatdhetarëve të tij.“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë, janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim”-shkruan ndër të tjera Ermal Fejzullahu.



Risjellim në vëmendje se janë konfirmuar 40 jetë të marra njerëzish, 600 të plagosur, kryesisht në Durrës, Thumanë, Kurbin e Lezhë, si dhe dëme të shumta materiale.



Etiketa: ,

Pas