Aktualitet

Ermal Fejzullahu tregon pse Sabriu nuk ka dashur që i biri të bëhej këngëtar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 18/01/21 |
mapo.al

Ermal Fejzullahu ka treguar së fundmi se të qenit djali i një këngëtari të njohur si Sabri Fejzullahu, nuk e ka ndihmuar aspak në karrierën e tij muzikore.



I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Qejfe qejfe kjo dynja”, këngëtari ka rrëfyer se e ka pasur të vështirë të dalë nga hija e babait të tij dhe të krijojë identitetin e vet.


Ndër të tjera, Ermali tregoi se nëse do të ishte për të atin, ai sot nuk do të ishte këngëtar, sepse Sabriu donte që të bëhej djalë “i mirë”.



Këngëtari falënderoi publikisht të ëmën, e cila e ka përkrahur gjithmonë në rrugëtimin e tij.



“Për mua ka qenë shumë  e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd.


Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia.

Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”,- tha Ermali.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas