Aktualitet

Ermal Fejzullahu: Turp i botës të flasin këngëtarët për mungesë lekësh








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 23/07/20 |
mapo.al

Pandemia duket se ka prekur të gjithë sektorët dhe nuk mund të kursente as muzikën.


Koncertet janë anuluar prej kohësh dhe prej pak ditësh është pezulluar edhe jeta e natës dhe muzika live. Për këtë arsye këngëtarët kanë shpërthyer në protesta e statuse kundërshtuese.


Ndërsa Ermal Fejzullahu e sheh ndryshe këtë situatë. Sipas tij, këngëtarët nuk duhet të ankohen që s’kanë punë e lekë, përderisa në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz që janë vërtet të varfër.



Në një intervistë për “Ora Verore” në Ora News ai është shprehur:


“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë.”



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas