“2 Gisht Mjaltë”, filmi me produksion të Ermal Mamaqit, ka bërë shumë bujë dhe ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, si në Shqipëri e në rajon. Qindra bileta janë shitur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër e ndërsa është parashikuar edhe një tur në USA, Greqi dhe Itali.
Në një intervistë për “Cineuropa” Ermali zbuloi numrin e saktë të biletave të shitura dhe si rrjedhojë edhe fitimet e filmit. Ai ka deklaruar se janë shitur 250 000 bileta në vetëm një muaj, rekord në kinematografinë shqiptare.
Me një llogari të thjeshtë mund të themi që filmi për një muaj ka grumbulluar mbi 1 milion euro fitime.