Anglia jugore, është goditur nga stuhi të dendura shiu dhe përmbytur në zona të mëdha të Londrës qendrore.
Shumë rrugë kryesore u mbuluan nga uji, dhe shumë biznese u mbyllën pasi uji nisi të hynte brenda dyqaneve dhe kjo ka bërë që të shkaktojë shumë probleme ne qarkullim.
Një paralajmërim i verdhë i stuhive nga autoritetet është në fuqi për Kent, që do të thotë rrezik për përmbytje të mëtejshme, ndërprerje të udhëtimeve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Agjencia e Mjedisit ka lëshuar gjithashtu 17 alarme për përmbytje në të gjithë Anglinë.