Arkiva 2

Errësira ma kthen hijen tënde






               Publikuar në : 16:30 - 20/07/19 |
mapo.al

Daniela Çekini lindi në Romë, ku kreu dhe studimet universitare. Prej 30 vjetësh ushtron një veprimtari të shumëfishtë intelektuale dhe artistike. Me profesion gazetare është e regjistruar në urdhërin kombëtare të gazetarëve. Punon si redaktore në gazetën Corriere del Sud dhe në gazeta të tjera. Është korrespondente për revistën franceze La voce. Aktore në teatër dhe kinematografi , poete, kritike letrare dhe operatore kulture në kuadrin e nismave humanitare dhe bamirësie. Është po ashtu akademike nderi e disa akademive si Convivio, Vesuviana, Universum (Zvicër). Për veprimtarinë e saj për përhapjen e kulturës dhe letërsisë, gazetarisë dhe në fushën sociale. Është gjithashtu prezantuese, anëtare jurish, e komiteteve të nderit, vlerësuar me çmime dhe mirënjohje të shumta. Krijimet e saj gjenden në katalogje të artit dhe antologji. Në vitin 2016 botoi volumin e parë Sinestezi të unit, një pasqyrë në të cilën shpirti i autores, i shkëputur nga superstrukturat, reflektohet me thjeshtësi që t’u dhurohet njerëzve. Fjala merr një rol entitet krijues që e lejon të komunikojë me universin, pa vendosur kufij që për autoren është një motiv i një ndjesie të pabesueshme lirie.


Natën

Natën
mendimet e gjejnë qetësinë,
burim në shkretëtirën e shpirtit tim.
Natën
errësira ma kthen
hijen tënde,
që shfaqet, e dukshme, nga larg.
Natën
vrojtoj e rrëmbyer
qiellin dhe kostelacionet gazmore.
Natën
shpërthen mungesa jote e heshtur.
Ia marr një kënge
që dua të mos mbarojë kurrë.

Mendime binjake

Mes reshtave të muzikës sonë
regëtimat figurative janë tonat.
Vallëzime notash venitëse,
e vetmja frymëmarrje.
Dhelat e tua,
si flladi i detit më mbështjellin
në muzg.
Melodi e ëmbël mendimesh binjake,
nota pambarim,
jehonë e largët, e pakapshme.
Iluzione të pashtershme.

Klesidra

Klesidër e pamëshirshme
do të desha të të bëja
copë e thërrime.
Kokriza të vogla rëre
i japin ritëm kohës sime,
të përhumbur në ajër.
Do desha të çlirohesha
nga kjo sekuencë e pashmangshme.
Të ndjek, lodhem e që më pas
të nënshtrohem.
Shpejtësia e dhimbjes
është e pakapërcyeshme.
Ndoshta është koha
që më ndjek mua,
në vrapimin e pafund me pengesa.

Maska

Tinëz në skenë,
sinozë tashmë e njohur.
cilën maskë të vesh?
Njëmijë fytyra mund të zgjedh,
më kot e kërkoj timen.
Ankthi po më pushton…
E guximshme t’i fshehësh shenjat
e dorës tënde të ulët.
Ngrihet perdja,
hyrje e denjë,
përsëritje skene e fundit.
Gjurma e pashlyeshme jeton në shpirt.
Iluzioni dhuron buzëqeshje
që ngjan me vajin.

Ajo që mbetet

Koha rrjedh e pamëshirshme,
mes nostalgjisë dhe keqardhjes
i asaj që nuk ishte.
Çaste, frymëmarrje
për të shpëtuar, rekuperuar
thërrimet e dashurisë,
tash që çdo rezervë u zbardh.
Ndër dimensionesh kohore:
e shkuara, duhet shmangur,
e tashmja, duhet jetuar,
e ardhmja, shpresë për tu gëzuar.
Ajo që mbetet është e çmuar.

Pa rrugëdalje

Shtëpi pa dritare:
portret i zhgënjimeve të mia.
Në errësirën verbuese endem,
më kot kërkoj rrugëdalje.
Një labirint shpërthimesh
shqyese,
por të nevojshme
që të shpresoj te drita.

Përgatiti për botim Arjan Th. Kallço


Etiketa:

Pas