Politika

Ervin Resuli, “Zëri i fermerëve” i bashkohet LSI-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 20/12/20 |
mapo.al

Një nga zërat më përkrah fermerëve i bashkohet LSI. 

Ervin Resuli dhe deputetja e LSI, Keidi Mehmetaj perkrah fermerëve në ditë të vështira si ato të vitit 2020.

Më poshtë statusi i plotë i deputetes Keidi Mehmetaj pas vizitës në zonat e Savarës, Babunjës dhe Libofshës:






Së bashku me Ervin Resuli, një prej ekspertëve më të mirë e vokal të sektorit të bujqësisë takuam e biseduam me fermerë të zonës së Savrës, Babunjës e Libofshës. Në fermat e serat e tyre kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin .


E megjithëse kanë në mendje projekte fantastike që do të zhvillonin fermat e tyre dhe të gjithë zonën, ata pengohen nga konkurenca e pandershme me produktet që vijnë nga jashtë, pengohen nga mungesa e subvencioneve (që janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit), pengohen edhe nga drejtuesit lokalë e qëndrorë të cilët nuk kanë vizion por tërhiqen pas interesave të karriges e rryshfeteve. Nga ana tjetër, ajo që vërehet kudo ku shkon, është boshatisja e fshatrave e largimi i të rinjve.







Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase  duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI , po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit. Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë #ShqipërinëShtëpinëTonë. 




<
>
WhatsApp-Image-2020-12-20-at-14.03.49 WhatsApp-Image-2020-12-20-at-14.03.49-2 WhatsApp-Image-2020-12-20-at-14.03.49-1



1


Etiketa: ,

Pas