Aktualitet

ESE/ Po si mos ta duash, Mustafa Greblleshin?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:15 - 17/04/21 |
Nga Përparim Hysi

Ndodh që të kapë një obsesion dhe, krejt pa dashur, bie peng i këtij obsesioni dhe nuke ke fare të lehtë që të çlirohesh prej tij. Kështu ka ndodhur me mua qëkur isha fëmijë dhe, për çudi, “çlirimi nga ky lloj pengu”, më bëri si me krahë, por qe vonë. Tepër vonë.
***
Kam qenë nxënës në klasën e gjashtë dhe, ngaqë nuk kishim shkollë unike (kështu quhej 7-vjeçarja në vitet ’50 dhe bëhet fjalë për vitin 1953), unë e vazhdoja në Fier, 4 orë larg nga shtëpia në fshat. NëFier banonte një grua plakë që në lidhje pak të largëta fisnore kish të bënte me ne. Qenë vite të vështira dhe babai, kur po nisesha në shkollë, më dha një trastë me miell:
– Çoja nënë FERIDESË, – më porositi ai.





Ia dija shtëpinë (kish një barakë prej purpuliti) mu përballë ish-hotel “Turizmit”. Ia çova asaj dhe ajo, si nga anët tona (me gjak jam nga Skrapari), më puthi në të dy faqet dhe më futi në gojë një pafkë sheqeri. Hodha sytë rreth e rrotull, kurioz si çdo fëmijë dhe sytë më mbetën te një raft plot me libra. Ne, në shtëpinë tonë, nuk kishim një libër për be, kurse hallë FERIDEJA, vërtet nuk kish miell, por libra kishte sa për gjithë klasën tonë. I zura me dorë dhe sytë më mbetën mbi një libër me të kuqe (nga koha pak e zbardhur) dhe i them:


– Hallo FERIDE, a ta marr këtë librin?
– A nuk i merr të tëra?





E mora librin, e futa nëtrastën time të librave (unë nuk kam patur çantë) dhe, kur mbërrita në shtëpi, nxora librin e hallë Ferides dhe frymën e mbajta pas dhënëve. Atje iu futa leximit të librit dhe, O ZOT, u mbusha me çudira. Libri qe “Gremina e dashurisë” dhe e kish shkruar një M.GREBLLESHI. I përpija faqet një nga një dhe, sa inat!U err dhe në shtëpi as më shkonte mendja se mund të lexoja. Ne, në shtëpi, qemë 14 vetadhe drita e llambës nukmë linte të lexoja. Pak nga pak, sikur hyra në “lëkurën e M.Grebllshit” dhe, tek qaja (unë i merrja krejt të vërteta ato që shkruheshin) dhe thosha:- Bobo, ç’të gjeti, mor MemëlGreblleshi (epo, me siguri kështu quhej ky që e kish shkruar) dhe lotët vërgaj: sa për Memlin, aq dhe për Margaritën.



***
Unë qeshë nxënës në klasën e gjashtë dhe lëndën e gjuhës dhe të leximit po e bënimme një mësuese që të rrallai kish si shoqet, ashtu dhe kolegët meshkuj. Kur erdhi në shkollën nr.2 të Fierit, mësuesja ViollcaOmari qe shtatzënë dhe i shoqi, HiqmetOmari, na jepte biologji. Mua profesoreViollca më donte si djalin e saj dhe ndodhte që me djalin e saj të porsalindur, Landin apo Leandrin në krahë, më përcillte deri sa lija qytetin dhe merrja rrugën për në fshat. Profesorja u bë gati një nënë e dytë për mua dhe një ditë më tha:


– Thuaji babait, të keqen profesorja ty, që të ikë me gjithë familje nga fshati!

E mira dhe e shtrenjta, profesorja ime, e nuhaste “kolerën” që i afrohej fshatit, po ku dëgjonte babai im me atë vesh? Ne nuk ikëm nga fshati. Unë vazhdova shkollën për mësues dhe qysh në vitin 1959 u bëmë kolegë me profesoren time. Miqësinë e forcuam dhe unë u ndava me të vetëm kur ndërroi jetë, para disa vjetësh. Miqësinë e mbaj dhe me dy djemtë e profesores, Leandrin, një mësues shumë i mirë matematike dhe me Luli Omarin, të voglin, që “ç’i sheh syri, ia bën dora”.Pse LulzimOmari është i tillë, kur ika në Amerikë, në vitin 2000, i dhurova bibliotekën time që, sall duarve të tij të arta, atje në shtëpinë e tij (me të e mbylli jetë dhe profesorja ime), ka marrë një hijeshi tjetër.

***
E di që kushdo që lexon këta rreshta do të më marrë për të lajthitur. Se duket që nisem për Sham dhe sos në Bagdat. Jo. Jam shumë i kthjellët, por ka ca përkime të çuditshme që, me të vërtetë, nuk kam se si mos ndalem qoftë dhe paksa.

***
Të kthehem te “Gremina…”; teMemli e Margarita! Kurrë nuk kam qarë sa atëherë. E merrja “tëpandehur” autorin(gjithmonë për mua quhej Memël dhe shkoi e vate dhe thosha:-Përse?Përse të hidhte në greminë? Ke parë të qashë pa rrahur. Memlin-Mustafa e përfytyroja të bukur dhe, siç ekujtoj tani mjegullash, më dukej si ai artisti nga Azerbajxhani që këndonte “Arshi-mallalaja”, RashitBejbutovi (po ku kisha parë tjetër unë?).Mandej… ah, sikur tatakoja qoftë dhe një herë! Epo, kur thonë anglezët a ndofta Çurçilli:

– Mos thuaj, kurrë-kurrrë!

Unë atëherë, në klasën e gjashtë në vitin 1953, nuk e dija qëai, Memli-Mustafa që më kish kapur rob mua, para pak kohe kish qenë mësues nënjë fshat afër shkollës sime (unë do nisesha me vrap andej) dhe, tek po prralis për të, veç vonë e mora vesh që profesorja ime e dashur, Vjollca Omari (Greblleshi) ishte dora vetë motra e Memlit që e kërkoja në qiell dhe e gjeta në tokë. Unë kisha gati20 vjet mësues (ne nuk i prisnim vizitat reciproke) dhe ja, ndodhi ajo që nuk e prisja: në shtëpinë e profesores (tani u hapën letrat) , gjeta:- Edhe Memlin, edhe Margaritën! Tani përsëri qava:por qenë lot gëzimi. Ngjasimi me Bejbutovin qesaktë, kurse Margarita, ajodibrania fisnike Rushi qe një aristokrate e vërtetë. Doja që ai takim mos mbaronte kurrë.Qe, me të vërtetë, si një përrallë dhe mbeti si e tillë.Kam qarë, kur moravesh që MustafaGreblleshi ndërroi jetë me libër në dorë. Edoja dhe vazhdoj ta dua.

***
Sa mora vesh që kishin dalë kujtimet për MustafaGreblleshin, u vura në kërkim dhe në një librari afër shkollës “SabaudinGabrani” lashë numrin tim të telefonit për të ma gjetur. Sa e gjeta, i lexova me një frymë dhe, më duket se nga të gjithë ata që e kanë njohur MustafaGreblleshin;, sikur kam të drejtën morale që të shkruaj më shumëpër të. Së pari, “se më ka mbajtur peng” në vite. Kur çdo gjë që fluturonte, hahej dhe, së dyti, nga MustafaGreblleshi mora shpirtin dhe ndeza zjarrin e pasionit për të lexuar. Nëse unë jam ky që jam në “fushën e letrave” merita itakon MustafaGreblleshit. Për mua, MustafaGreblleshi është i mirë si ujë i pijshëm. Lexon kujtimet e tij nga viti 1939 e deri në vitin 1944 dhe nuk ke se si mos duash atë. Pa vënë brisk në faqe, hedh mbi supe hallet e mëdha të shtëpisë (i ati, HamidGreblleshi, oficer madhor pëson shok psikologjik qëkur u pushtua Shqipëria nga fashistëtdhe mbyllet brenda mureve të shtëpisë).Sado gjimnazist, 17-vjeçar, ai jo vetëm punon në punë të rënda dhe, krahas shokëve, proteston kundër pushtuesve.

Lermotovi, poeti i madh rus, siç më kujtohet, ka dy vargje që, sikur i ka thënë për Mustafan: “… dhe ai, i mjeri, kërkon stuhinë/sikur në stuhi do të gjejë prehje”. Po MustafaGreblleshiapo Memli Im e kërkonte “stuhinë” se qe atdhetar; dhe nga “stuhia” nuk gjeti prehje, por dhe u plagos dhe kjo ndodhi (gjithmonë sipas meje) se Muastafai ka qenë edhe Brut, por edhe Kas. Plutarku thotë: “Bruti urrente tiraninë, kurse Kasi urrente tiranin”. Mustafai i kish të dy këto atribute dhe saj QazimMulletit (më tepër si tiranas nga derë tësojme) u dërgua për studime në Itali.

I lapa mbaruar dhe vjen në Atdhe dhe punon si gazetar. Kudo me shkrimet e tij e bën ferk: Liu i Cakut me ato idiomat e të folmesme dialekt, godiste atje ku i dhimbte shoqërisë. Altruist si ai nuk gjen.Përkthen dhe nuk merr pare.Kontributi i tij me Kryqin e kuq, është një atribut tjetër që ia zbardh dhe më shumë ballin dhe faqen e bardhë njëherësh. Si gazetar, di të vërë pikat mbi “i”, mbi qeveritarë të kohës dhe nuk i kursen, pa bërë “shartime” me ta. Ka qenë rreth 20 vjeç kur ka shkruar romanin “Gremina e dashurisë” dhe, veç këtij romani, monografi për HakiStërmillin; një për Fan Nolin dhe për OmarKhajamin. Dhe ishte duke bërë gati një për Gjergji Dakon.

Kolegët e tij të penës, Gjergj Bubani, Stefan Shundi, FiqriLlagami dhe, O Zot: Sazhgënjim, që MustafaGreblleshi që në ato vite ka qenë një penë perfide, ushpërblye, një ditë prej ditësh, me pranga në duar. Si bashkëshokët e penës: Petro Marko, DhimitërPasko. Burgu e damkosi, i hoqi lirinë e të shkruarit dhe MustafaGreblleshi mbeti në “hije” se nuk dinte të “lëpinte jargët e pushtetit” dhe, sado me pompën e bojaxhiut në kurriz, arriti të na japë atë “Albumin e bojaxhiut”, por edhe përkthimet brilante nga Pirandelo; “Njëmijë e një net” apo dhe të ndonjë autori tjetër. Në gjykimin tim: e “vranë në gjumë”. Më vjen mirë që një shkolle i kanë vënë emrine tij.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas