Rajoni

“Eshtë e pabesueshme! Keni injoruar këshillat tona”. Haradinaj u përgjigjet zyrtarëve amerikanë




               Publikuar në : 19:43 - 12/02/19 |
mapo.al

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën drejtuesve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë amerikanë që paralajmërojnë masa të reja ndaj Kosovës nëse ajo nuk pezullon tarifat ndaj mallrave serbe. Letra i drejtohet Presidentit Thaçi, Kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli. Duhet thënë se mesazhi është për qeverinë pasi presidenti me kohë është deklaruar për heqjen e taksës.


Nënshkruesit janë pjesë e administratës Trump me pozicione jo shumë të larta, si Matthew Palmer, zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit; Laura Cooper, zëvendës-ndihmëse e sekretarit të Mbrojtjes dhe John Erath, zëvendës-drejtori për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Në letër theksohet se meqë kërkesat për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, “kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë. Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit(Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Iowa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqendrohej në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë. Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte. Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse ato do të shkurtohen”.

Në letër theksohet se “Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikanë dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona”.

Të tre zyrtarët theksojnë në letër se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, “e cila do të përqendrohej në njohje të ndërsjellë, gjë që do të ishte e zbatueshme, e qëndrueshme dhe në dobi të të dyja palëve. Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim i paarritshëm. Edhe pse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrijmë një të ardhme të sigurisë dhe përparimit. Qëllimi ynë është që të shohim Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’u kthehen bisedimeve. Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i tarifave. Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju”, thuhet në letër.

Haradinaj: Jemi lodh nga dialogu pa rezultat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett, tha se marrëdhënia e ngushtë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pacenueshme, pavarësisht dallimeve që shfaqen ne opinione, ndërsa ritheksoi qëndrimin se tarifat ndaj mallrave serbe hiqen bashkë me njohjen nga Serbia.

“Unë mendoj që përkundër faktit që të gjithë dëshirojmë të shprehim dashurinë për Amerikën edhe respektin dhe vërtetë ne jemi, por kjo nuk ka të bëj me përvojën time me partneritet me Amerikën, kjo ka të bëjë me një proces 20 vjeçar me Serbinë që e ka lodhë Kosovën, jemi lodhë nga një gjendje e pritjes, nga një dialog që fillon e ndalet dhe i ka kushtuar Kosovës një proces i tillë. Unë jam kundër kësaj logjike dhe do t’i mbetem besnik bindjes se ekziston mënyra për të hequr taksën, por duhet ta përgatisim një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, pra marrëveshja e heq taksën, marrëveshje detyruese ligjore për njohje”, theksoi Haradinaj.


Etiketa: ,

loading...
KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Si duket lobi serb ka paguar mire ,eshte aq e ulët ti dilet ne perkrahje nje shteti gjenocidial si serbia, e cila kurre nuk kerkojë falje dhe nuk u gjykuan kriminelet serb,aq me shumë ata u glorifikuan .ESHTE E PAPRECEDENTË EDHE NJE PERKRAHJE E NJË SHTETI PRORUS NE EVROPË I CILI KA PROBLEME ME TE GJITHË FQINJËT PER SHKAKË TE SE KALUARES KRIMINELE.Kosova i vuri taksen serbise si pergjigje ndaj qendrimit opstruktivo- destruktiv ndaj Kosoves.Pse valle duhet te vehet ne pyetje një shtet me proamerikan i cili mbron ekonomine nga shteti me prorus ne botë.ESHTE NJE INKOGNITO E MADHE NENSHKRIMI I KETYRE ZYRTAREVE AMERIKANË PA KALUAR NE KOMISIONIN PER POLITIKE TE JASHTME.shihet qartazi nje tendence proserbe.Amerika eshte shteti me proshqiptar ne bote dhe shqiptaret jane populli me proamerikan ne botë.Halè ne sy eshte bere serbija per kete shkas,e paimagjunueshme ,irracionale.Diqka ketu nuk shkonë me logjike dhe zemer.

    Përgjigju ↓
  2. Vini re me kujdes, nuk eshte leter e autoriteteve qeveritare. Nuk ka asnje logo apo shenje sigruire te qeverise..
    Eshte nje leter bakalli.
    Gazetare leshi qe nuk sqaroni njerezit po i beni me “lesh se leshi”

    Përgjigju ↓
  3. Ramush . Mos e luj hiç . Biles futi nji taksë 100 % edhe 5 shteteve të BE-s , që nuk e kanë njohur Kosovën . Çfarë është ky lloj standarti i dyfishtë dallkaukësh . Prandaj merr zemër Serbia duke bon lloj lloj presionesh . Merr zemër serbi edhe nga Mogherini . Hik mër pirdhu thuaj Mogherinit , mos të shof mo me u morë me problemet Kosovë-Serbi .
    E sa për gjoja presionet e SHBA-së me heq taksën , Ramush , mos e çaj kokën fare për shumë arësye , disa prej të cilave po ti numroj :
    E para . Eshtë rezultante e presionit serb nëpërmjet lobeve të veta , ato greke dhe ruse , por nuk i kundërvehet kurrsesi popullit shqiptar SHBA-ja jo për Serbinë , por as edhe për Anglinë .
    E dyta . Trampit i ka humb rrumi i kumonës , prandaj nuk luhet politika e Jashtme e Amerikës pa Vendimet e Kongresit dhe Senatit . Kur ta bëjnë ato të qartë , gjë që jam i bindur nuk kanë për ta ndryshu kurrë në jetë të jetëve qasjen ndaj Kosovës , Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve në Kosovë , Shqipëri e krejt Ballkanin . Eshte ky qëndrim konseguent e i pa ndryshueshëm shekullor i AMERIKES ndaj shqiptarëve , të cilin po e sheh e po e ndjen populli shqiptar këtu në Shqipëri për ti shkuar deri në fund reformave demokratike , duke fillu me atë në Drejtësi , Luftën ndaj korrupsionit dhe dënimin e oligarkëve abuzues kushdo qofshin e të ç’do krahu qofshin . Për gjithë AMERIKEN , vetëm populli shqiptar , mirënjohës , besnik , i drejtë e paqedashës , kërkon dhe do ketë mbështetje e përkrahje .
    E treta . Ramush . As mos ta ndij hiç edhe për shashkat e tradhëtarëve dhe UDB-ashëve , mbi rrezikun rus dhe tërheqjen e angazhimit të NATOS . Kjo e dyta , leni pseudot e deklaratave , s’ka për të ndodhur kurrën e kurrës . Nuk i lëshon terren NATO më Rusisë në Ballkan vetëm për sebep të Serbisë . Por edhe Rusi s’ka për të ndërmarrë as hapin ma të vogël ushtarak në Ballkan , as edhe gjoja në mbështetje të Serbisë . Nuk kanë ideal për këtë , dhe një gabim i tillë ja ngren leckat Putinit brenda Rusisë pa u mbyll muaji . Ta bojë provë po deshi , kur ta shqyejë populli i vet , të cilit i ka shku thika në palcë dhe nuk po e mbajnë më nervat . Ka hik koha kur , jo vetëm Putini , por asnjë udhëheqës në botë , të transferojë kontradiktat e brendshme në arenën ndërkombëtare . Sa s’po mundet as Trampi me e mbajtë më se nuk po gjen justifikime .
    Vuçiçit po i rrëshket toka ndën këmbë në Serbi , edhe nga politika makiaveliste dhe shoviniste kundër popujve të tjerë por veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe ndaj shtetit të Kosovës .
    Vuçiçit po i hikin 3K , Kolltuku , kapelja dhe ka mundësi dhe koka , prandaj s’po len gurë pa lëviz për me ngref si problem nëpër kanceleritë e botës Taksën ( Aty ku ka lobu e investu me pare e me femra si gjithmonë )
    Ramush tu bofsha . Serbit asnjë herë s’ja ka mbajtë me luftu kundra shqiptarëve direkt , burrash ballë për ballë , por vetëm me hile , dredhi dhe dhunë e genocid shtetëror .
    Sot shqiptarët e Kosovës të aftë për pushkë me mbrojt ç’do pëllëmbë tokë të larë me gjak , do kenë ngjit përkrah pa mëdyshjen më të vogël edhe një shqiptar nga Shqipnija , dy nga trojet shqiptare në Ballkan dhe tre nga diaspora .
    Ç’janë këto presione , të cilat i japin zemër e gojë dhe haleve si Vuçiç , Daçiç e dobiçnave të ndryshëm , që s’do ketë dialog pa heq taksën .
    Ato kanë 4 vjet duke bo dialog , dialogj e llogje, llogje , dhe as edhe 1 veprim të vetëm nga ato gjoja të miratuarit nuk kanë zbatuar . Po i digjka taksa e mallrave , por nuk flasin për humbjet nga mos miratimi i marrëveshjes së Interkonjeksionit dhe lloj lloj thikave e politikave pas kurrizit e në dëm të
    shqiptarëve të Kosovës
    Të pjerdhsha mu në dialog , se nuk kam nevojë fare për këtë LLOJ DIALOGU . Ato kanë nevojë për Kosovën , Shqipërinë dhe shqiptarët prandaj veja kufinin siç e ka rregulli shtetëror dhe do pranohet të bëhet dialog vetëm në kushte të barabarta , shtet me shtet , të njohur si të tillë ndërkombëtarisht .
    Mos na çajnë guzicen kot me një rezolutën 1244 të tejkaluar plotësisht , që kur u shpall pavarësia dhe krijimi i shtetit të ri legjitim të Kosovës , të njohur ndërkombëtarisht dhe të legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
    Po mundohen me na tremb ne shqiptarët dhe me rrezikun kinez . Nuk e dijnë qyqarët se Kina , ma parë krifet me gjysmën e botës dhe me shqiptarët asnjëherë . Nuk është bukshkalë kombi i lashtë kinez . E din mirë ai dhe se harron kurrë , se kush e ka mbështet dhe përkrahur në arenën ndërkombëtare kur ishte i vetëm . E vetm,ja , Shqipëria e vogël me shqiptarë trima e vendosi në OKB , aty ku i takonte .
    Ramush .
    Të kam sugjeruar edhe ma herët . Nuk harxhohet buxheti i Kosovës për tre – katër këshilltarë, që do i thyenin hundët dhe do i jepnin kujtdo përgjigjet e duhura shtetërore e diplomatike . Shaban MURATIN , Bashkim ZENELIN , Dashnor DERVISHIN dhe Profesor Ksenofon KRISAFIN . S’është punë xhelozie , por kanë shumë ma tepër nivel , eksperiencë dhe njohje të gjithanëshme , e në fund të fundit , ç’të keqe ka kur janë shqiptarë .

    Spartak VERDHA

    Përgjigju ↓
Pas