Aktualitet

Është Krishtlindje! Ç’pret?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 20/12/19 |
mapo.al

Është Krishtlindje!


Flake tej zemërimin me shokun tënd të ngushtë,
Edhe ai ashtu si ti, po pret të hedhësh ti hapin e parë
Hidhe pra! Ç’pret!


Është Krishtlindje!
Harroje atë fjalën e rëndë që të tha baba plak
Ai po pret të ta dëgjojë përsëri zerin e të shohë fytyrën tënde.
Kthehu pra! Ç’pret?


Është Krishtlindje!
Mos ia vër re vajzës që do, nëse të foli aq ashpër.
Ajo po pret me telefon në dorë një sms nga ti.
Dërgoje pra! Ç’pret?


Është Krishlindje!
Mos e mbaj më inatin e asaj mbrëmjeje me vëllanë tënd
Edhe ai është mërzitur shumë për ty e nuk i festohet pa ty!
Shko pra! Ç’pret?


Është Krishtlindje!
Mos i rri vranët burrit tend, vetëm se nuk u kujtua për ditëlindjen tënde
Ai po pret një buzëqeshje prej teje, nuk është i qetë
Buzëqeshi pra! Ç’pret?

Është Krishtlindje!
Lëre këto ditë punën e ndriçoja pragun nënës plakë
Mund të jetë hera e fundit që e përqafon e ia ndjen aromën.
Nisu pra! Ç’pret?

Është Krishtlindje!
Dil e shihe veten tënde në pasqyrë, edhe pse të ka zhgënjyer
Thuaja një fjalë të ëmbël sepse e meriton
Thuaje pra! Ç’pret?

Është Krishtlindje!
Flake zemërimin, hidhe hapin e parë, shko, buzëqesh, nisu!
Një diell i ri mund të lindë për sytë e tu.
Gëzohu! Ç’pret më?

Është Krishtlindje!

D. Gjergji

 



Pas