KMR

Është pallati më i hollë në botë por… shitja e apartamenteve superluksoze ka nisur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:49 - 06/10/18 |
mapo.al

Pallati më i hollë në botë, me 430 metra lartësi, do të ketë një fasadë prej bronxi dhe tullash të kuqe.


Raporti 24:1 lartësi-gjatësi e bën ndërtesën më të hollë në botë.


Struktura është në Nju Jork, fare pranë Central Park-ut dhe vendeve të tjera të njohura të qytetit të famshëm amerikan.


Porositë për apartamente kanë nisur që këtë të hënë, dhe ofrojnë një sërë mundësish luksoze, deri në forma të ndryshme dupleksesh.


Ndërtimi ka arritur te kati i 73-të e pritet të mbarojë në vitin 2019.


Apartamentet do të kushtojnë nga 18 milionë deri në 56 milionë dollarë, dhe do të jenë me forma të ndryshme dupleksesh.

Dekorimi i brendshëm i apartamenteve 5 metra të lartë do të ketë mure xhami për pamjen, parket të fortë me dru lisi dhe pllaka guri të bardhë “makauba” në hyrje.

Shërbimet poshtë pallatit përfshijnë një pishinë të gjatë e me korsi noti, sauna, spa, dhe një lokal në tarracë me verandë të hapur.

Përveç këtyre, banorët do të kenë një palestër e qendër “fitness”, restorante private dhe shumë salla takimesh.

Muret e brendshme do të dekorohen me alabastër dhe me korniza bronzi.

Përveçse ka pamje nga Central Park, apartamentet janë edhe pranë vendeve të njohura të Nju Jorkut, si Carnegie Hall, Lincoln Center, dhe Muzeut të Arteve Moderne.

Ndërtimi sapo ka arritur katin e 73-të dhe pritet të jetë gati në vitin 2019.

<
>
1-8 2-9 3-9 4-9 5-8 6-6 7-6 8-4 9-4 10-3 koka-1


Etiketa: , , , ,

Pas