Aktualitet

“Është si Aguero”/ Trajneri i Barcelonës i bën Laportës kërkesën për Rei Manajn














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:01 - 25/07/21 |
mapo.al

Karriera e Rei Manajt ka marrë një trajektore komplet tjetër nga ajo çfarë pritej. Tripleta në miqësoren kundër Gimnatik disa ditë më parë, dhe goli kundër Gironës ditën e djeshme, ka futur në mendime drejtuesit e Barcelonës për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares.






Katalanasit kishin menduar ta shisnin për të fituar një shumë të mirë parash, por performanca e mirë e Manajt ka bërë që drejtuesit të ndërrojnë mendje.


Me Antonio Grizman, Kutinjo dhe Braithuajt drejt largimit, në skuadër do të mbetej vetëm Aguero si sulmues qendre, dhe duke parë dëmtimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk kërkon që të privohet nga mungesa e një sulmuesi pykë.







Sipas mediave spanjolle, duke parë performancën në rritje të Rei Manajt, Kuman i ka kërkuar presidentit Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër.



Madje mediat spanjolle, shkojnë dhe më tej duke e krahasur Manaj me shokun e skuadrës Aguero, pasi pozicioni dhe lëvizshmëria në sulm është pothuajse identike.



Dëmtimi i djeshëm mund të favorizojë edhe më shumë 24-vjeçarin pasi asnjë skuadër nuk do të blinte një futbollist të dëmtuar, dhe Manaj mund të provonte sërish shanset e tij tek skuadra e parë e Barcelonës.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas