KMR

Eskorta mashkull rrëfehet: Ja çfarë duan femrat në krevat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:47 - 09/11/18 |
mapo.al

Një burrë, që la një punë të mirë për t’u bërë eskortë mashkull, ka zbuluar se çfarë kërkojnë shumica e femrave prej tij.


Nuk do ta besoni, por ai thotë se shumë prej tyre kërkojnë… mëngjesin në krevat.


Ryan James, 31 vjeç, nga Australia, tha se la një punë në një korporatë financiare, për të bërë rolin e eskortës. Tani ai kërkon nga 300 deri në 4 mijë dollarë për shërbimet që ofron.


“Fillimisht nuk i thashë familjes, por miqve. Por nuk më trajtojnë ndryshe pasi e kanë marrë vesh”.


Ai thotë se kërkesa më popullore ndaj tij është një darkë luksoze, që përfshin gjashtë orë kënaqësi, gjumë dhe mëngjes në krevat. Ai po ashtu ka një listë dëshirash me gjëra që femrat mund t’i blejnë, përfshi këtu kostume Hugo Boss, këpucë Prada dhe ora Tag Heuer.

Megjithatë ai tha se pret edhe donacione.

“Nga ajo që kam parë, meshkujt janë më të fokusuar tek ana seksuale e gjërave. Femrat janë të fokusuara tek seksi gjithashtu, por ne kalojmë shumë kohë duke folur”.

Ai thotë se ka shkuar me 1 mijë femra deri më tani dhe biznesi po lulëzon. Klientja më e re ka qenë 20 vjeç, por ai e pranon se kjo është një gjë e rrallë. Shumica e klienteve janë femra që sapo janë divorcuar ose që nuk kanë bërë seks me burrin e tyre prej kohësh.

“Është një punë që ia vlen, një punë për jetën”, thekson ai.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas