Aktualitet

Etilda Gjonaj: 9 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të lartë, nën hetim nga SPAK






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 23/09/20 |
mapo.al

23 ish-magjistratë të shkarkuar nga organet e Vetingut, përfshirë 9 gjyqtarë dhe prokurorë në nivel të lartë, janë nën hetim penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Kështu deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit. Gjonaj gjithashtu paralajmëroi ndëshkim të këtyre zyrtarëve nga ana e SPAK.


“Deri tani SPAK ka filluar procedim përderisa zyrtarë të lartë, ish-prokurorë të Përgjithshëm, ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha institucionet përgjegjëse do të vijojnë të procedojnë në koordinim për të referuar gjyqtarë dhe prokurë që janë shkarkuar nga vetingu dhe që paraqesin indicie për veprimtari kriminale.


SPAK ka filluar procedim penal kundër 23 ish-magjistratëve, përfshirë këtu 9 çështje të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të lartë. Hetimet e pasurisë lidhur me këto raste janë ende në proces. Por padyshim do të jenë objekti kryesor i punës së SPAK ashtu sikurse dhe veprat penale në fushën e korrupsionit me qëllim që të krijohet databaza e të dhënave për subjektet që do të ndëshkohen lidhur me veprat penale të korrupsionit”, deklaroi Gjonaj.






Etiketa: , , ,

Pas