Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së Partisë Socialiste për Tiranën, në zgjedhjet më 25 prill.
Pjesë e listës së deputetëve për kryeqytetin do të jetë edhe prefekti Toni Gogu.
Lajmi është komunikuar nga Edi Rama, në daljen e sotme televizive, me në fokus Reformën në Drejtësi.
Kreu i qeverisë deklaroi se Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së PS-së, sepse ndër të tjera ka një meritë të veçantë në Reformën në Drejtësi.
Po sot, Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit nga Partia Socialiste pas 12 vitesh angazhim.
LEXO EDHE:
Vasilika Hysi largohet nga Partia Socialiste – Rama: Po i hap rrugë kalamajve
1
Etiketa: Etilda Gjonaj, lista e PS, Video, zgjedhjet me 25 prill