Portieri shqiptar, Etrit Berisha, nuk do të marrë pjesë në Champions League, një ëndërr për të, duke qenë se nuk e ka luajtur kurrë. Kjo pasi sipas “Gianluca di Marzio”, Atalanta dhe SPAL kanë gjetur akordin për transferimin e gardianit nga Prishtina te ekipi bardheblu që dy sezone lufton për mbijetesë në Serie A.
Portieri shqiptar ka luajtur 18 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa tani destinacioni është Ferrara. Të enjten pritet për vizitat mjekësore dhe firmën. Atalanta pagoi thuajse 5 mln euro te Lazio për ta siguruar, pasi e huazoi për një sezon.