Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Etrit Berisha: Shqiptarët në një kombëtare do t’i kishte frikë e gjithë Europa

by mapo.al
10/11/2020
in Aktualitet, Sport
0

Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares shqiptare, doli para mediave ditën e sotme. Portieri i SPAL ishte krah trajnerit Edy Reja dhe iu përgjigj interesit të gazetarëve të pranishëm në konferencë.

“Kjo situatë është për të gjithë njëlloj. Po përgatitemi për këtë ndeshje, me gjithë mungesat që do i kemi. Ata që kanë ardhur e dinë dhe me siguri do jetë më mirë kur të gjithë të japin maksimumin. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne”.

“Atmosfera gjithmonë është e mirë, jemi bashkë prej kohësh. Kanë ardhur të gjithë, janë të gjithë këtu. Ndeshja me Kosovën do të jetë një ndeshje e mirë, edhe pse është e vështirë për shkak se kemi dy ndeshje të rëndësishme. Fokusi do të jetë edhe tek ato dy ndeshje”.

“Kemi një ndër mbrojtjes më të mira, në krahasim me të shkuarën. Janë djem të rinj dhe do lidhemi edhe më shumë. Kemi luajtur katër ndeshje dhe pësuam një gol, që ishte fatkeqësi do të thoja. Mbrojtja dhe i gjithë ekipi kanë bërë shumë mirë në fazën mbrojtëse”.

“Nuk është e lehtë të luajmë me Kosovën. Kur merret parasysh që është vëllazërore, gjërat merren më qetë. Nëse do ishte ndeshje kualifikuese, do të ishte shumë e vështirë. Është vendi im, si Kosova, si Shqipëria. Gjithmonë kam shkuar me bindjen të përfaqësoj të dy vendet. Uroj të bëhet një ekip, do bëhej super, që do e respektonte dhe do e kishte frikë gjithë Europa. Fatkeqësisht ndodhemi në një gjendje tjetër dhe duhet të shikojmë situatën aktuale. Ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore”.

“Lojtari më i rrezikshëm i Kosovës? Nuk kam frikë asnjë. Ata luajnë mirë, kanë lojtarë që luajnë futboll. Nuk duhet të përqendrohemi te një lojtar, por tek i gjithë ekipi. Ata kanë shumë lojtarë të mirë”.

“Nuk besoj se ndeshja me Kosovën do ndikojë. Atëherë (kur humbëm 3-0) kanë ndikuar shumë gjëra. Ajo ndeshje dhe kjo do jenë ndryshe. Fokusi ynë do të jetë te dy ndeshjet e Nations League, që janë shumë të rëndësishme për ne”, tha gardiani kuqezi, Etrit Berisha.

Tags: Etrit Berishakombëtarjakombëtarja shqiptarekosovaShqiperia

JU SUGJEROJME

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
Bota

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj

15/05/2022
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

15/05/2022
Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
Aktualitet

Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

15/05/2022
Next Post
Çfarë pritet të ndodhë përgjatë dy muajve të fundit të Trump si President

Donald Trump: Ne do të fitojmë, javës tjetër publikojmë të dhënat

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In