Saturday, July 9, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Etyd nga Kongresi i PS!

by us er1
09/04/2022
in Aktualitet, Op Ed
0

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ku tufa të zgjedhura për qumësht, lesh delesh e dhishë vinin të parakalonin para udhëheqjes. Këmborët e tyre na sollën ndërmend jetën e thjeshtë e bukolike, marrëdhëniet me kafshët dhe gëzimin që sjell blegërima, simfoni kjo kaq e dashur për Liderin. Një dash Lume i flet më shumë se Moxarti.

Gjithë natën Klosi, Majko, Braçe, Xhafa mbanin dëngje byku mbi supe për t’i shtruar në sheshin Nënë Tereza për t’u ulur si dikur motit, këmbekryq mes thjeshtësisë! Partizanët ashtu uleshin, mbi to flinin por hodhën themelet e Shqiperisë së re. Majko më shumë nga të gjithë merrte nga dy dëngje bashkë që të justifikonte mandatin. Ai mbante të gjithë me gajret, edhe pak se mbaruam i thoshte Xhafës, që gjithë kohës thithte zymtësi. Klosi, një dy ndizte nga një cigare duke rënë në sy për dembeli.

Atij qëkur u pa në kafe me Fahri qafirin nuk ia merr me kush seriozisht imepnjimin dhe shihet me dyshim si kantidat për armik. Elisa numëronte dëngjet dhe kur u realizua plani lajmëroi Kryeministrin për sihariqin. Lali i dha dorën e fundit të gjitha grazhdeve në shesh. Tani delegatët do ulen me prapanicë në byk dhe do ndiejnë aromën e tokës por dhe do të marrin mesazhin e duhur. Olta qe me fat, e kishin caktuar brenda e s’pat nevojë të piqej në diell. Kësaj here diplomatët u kursyen që të mos merrnin pjesë në korrje-shirje. Silluni mirë se aty do përfundoni te byku është lajmi. Nga Fieri mbërriten autokombanjat, zetorët, traktorët, papaqet, të cilëve u printe Tao pa entuziazem. Aty pranë një veterani që kishte hapur tokat e reja, ai zhgarraviste me një fije bari si Krishti para Mari Magdalenës që priste gurin e parë. Damua kishte marrë përgjegjësi për akçihanen ku të mos mungonte uji e buka me djathë.
Rininë e mblodhi Bora, e cila ju vuri mbi gjoks stimujt moral ku binte në sy shkronja “S”, domethënë sulmues. Edona u tha: “Ja shikoni mua dhe Borën, bëni si ne dhe fati do bjerë mbi ju si petal”.

Në kete kohe krize e qameti ky duket se do jetë kongresi i sigurimit të bukes në vend, i qumshtit , leshit e djathit. Bereqeti duket se do jetë tema e dites. Naftetarve që po bëjnë dy norma në dite veshur me kominoshe u doli në pritë Ahmetaj. Nuk dihet nëse Ditmiri fjalimin që po pritet me kaq ankth do ta mbajë hipur mbi zetor apo në sallë.Per sigurinë ka menduar Niko me gjeneralet e tij ! Vendi është rrethuar me tanke e blinda qe mos të pipetijë az miza. Pritet që lideri të mberrijë hipur mbi qerre të terhequr nga dy buaj të Myzeqese si shënje afersie me fshatarësinë , urtesi e së ciles e nxit per retorikë të lartë politike. Ky duket së është Kongresi i vazhdimësisë! Klotilda u shfaq e gezuar në një televizion per kumtet e kesaj feste të kombit. Shalsi mberriti të shkallet hipur mbi një makine korrese jonxheje e asulli. Pritet per pak mberritja e shokut Gramoz per të cilin thuhet që do te puthe në ballë Liderin dhe do i japë bekimin e brezave.
Ky është panairi personal i Edi Rames.Siç thotë një koleg gazetar panairi i një vëndi pa Qeveri dhe siç them unë me Opozitë që po vret veten duke gjuajtur mbi Ameriken.

Tags: etydkongresi i ps

JU SUGJEROJME

Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë
Aktualitet

Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë

09/07/2022
Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

09/07/2022
E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”
Bota

E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”

08/07/2022
“Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla, sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij”
Aktualitet

“Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla, sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij”

08/07/2022
Next Post
Meta publikon përgjigjet e 72 pyetjeve të Kushtetueses: Janë përsëritje e njëra-tjetrës

Meta lajmëron konferencë: Do t'iu përgjigjem shpifjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Sherr me kaçavida në Vlorë, 37 vjeçari përfundon në spital
  • The Economist: Boris Johnson duhet të largohet menjëherë
  • Zbulohet arsyeja e vetëvrasjes së policit në Delvinë
  • Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë
  • Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In