Eugena Tomini emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë. Tomini mban aktualisht detyrën shefes së departamentit të epidemiologjisë në ISHP.
Njëkohësisht ajo është edhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për luftën ndaj koronavirusit.
Vendimi është firmosur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.
Eugena Tomini bëhet kështu zv/ministrja e katërt te Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Mira Rakacollin, Albert Nikollën dhe Bardhylka Kospiri.
1
Etiketa: Eugena Tomini, ministria e shendetesise